LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A i ka dorëzuar Basha dhe Kryemadhi mandatet?/ Përgjigjet deputeti Shehaj

21 Shkurt 2019, 20:42, Aktualitet CNA
A i ka dorëzuar Basha dhe Kryemadhi mandatet?/ Përgjigjet deputeti

Dorëzimi i mandateve nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, sot në Kryesinë e Parlamentit është komentuar gjerësisht nga mediet. ?I kanë dorëzuar po jo??, kjo ka qenë pyetja e cila ka ngritur dyshime në opinion publik.

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin ?Open?, në TV ?Top Channel?, ka përgënjeshtruar këto lajme, duke u shprehur se nuk janë të vërteta.

?Këto janë dyshime të hedhura me tendencë për mendimin tim. Zonja Kryemadhi dhe zoti Basha, i kanë dorëzuar mandat e pjesës më të madhe të deputeteve sot në Kryesinë e Parlamentit dhe çdo fjalë tjetër e thënë është bërë më tendencë?,- është shprehur Agron Shehaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga