LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthejnë municionet luftarake/ Dy banesa përfshihen nga flakët

20 Shkurt 2019, 11:30, Aktualitet CNA
Shpërthejnë municionet luftarake/ Dy banesa përfshihen nga

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur paraditen e sotme qytetin e  Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 Maj përballë spitalit psikiatrik.

Nga të dhënat e para në vendngjarje, mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një oborrin e një banese në ndërtim.

Shkak për shpërthimin janë bërë  një sasi fishekës që ndodheshin pranë banesës. Për pasojë flakët janë përhapur në dy banesa.

Municionet luftarake dyshohet se kanë qenë të fshehura në mes të disa shkurreve.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje dhe pas evakuuimit të banorëve po mundohen të marrin situatën nën kontroll./CNA.al

Lajmet e fundit nga