LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qeveria “show” me punësimet/ Zbulohet skandali

20 Shkurt 2019, 11:46, Aktualitet CNA
Qeveria “show” me punësimet/ Zbulohet skandali

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari dixhital, sipas të cilit qeveria mashtron në lidhje me punësimin e infermierëve.

Denoncuesi thekson se një grup studentësh kanë aplikuar në portalin ?Infermier për Shqipërinë?, por sipas tij rezultati është manipuluar.

Gjithashtu ai thekson se nuk lejohen as të shohin tezat e provimeve, që të mos ballafaqohen.

?Po ju shkruajme kete sms me shpresen se do publikohet dhe per ta pare te gjithe farsen e provimeve qe zhvillon qeveria. Jemi nje grup studentesh qe po denoncojme. Te shtunen kemi zhvilluar provimin e portalit “Infermier per Shqiperin”. Shiko si arrin ti manipulojne rezultatet pas 2 oresh. Nuk na lejojne te shikojme as tezat e provimit qe te ballafaqohemi.?-shkruan qytetari.

Më tej, denoncuesi thekson se në listën janë vlerësuar me 20 pikë emra që nuk kanë mbaruar shkollën, ndërsa ata që kanë 2 vite eksperiencë janë vlerësuar me 9 pikë.

?Ka shume veta ne kete liste qe edhe pse ska mbaruar shkollen vleresohen ne dosje me 20 pikë, kurse te tjeret qe kan 2 vite eksperienc pune me 9 pik. Keto jane fasadat qe i shfaq me te madhe ministria jone. Turp!!! Po na detyrojne te largohemi nga atdheu. Na vrane shpresen! Gjithe te mirat!?-përfundon mesazhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga