LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia italiane shkatërron një tjetër bandë shqiptare

20 Shkurt 2019, 20:24, Aktualitet CNA
Policia italiane shkatërron një tjetër bandë shqiptare

Policia  italiane ka  shkatërruar një tjetër bandë kriminale që merrej me ushtrimin e trafikimit dhe shitjes së lëndëve  narkotike.

Në prangat e policisë kanë rënë 2 shqiptarë  të cilëve u është sekuestruar 2 kg lëndë narkotike dhe mijëra  euro.

Sipas mediave italiane  operacioni është kryer nga ekipet e policisë në zonat  Biella dhe Vercelli, ku  janë sekuestruar 2 kg kokainë, 130 gramë heroinë  dhe 100 mijë euro.

Bëhet me dije se në kuadër të këtij operacioni u arrit të zbulohet edhe ajo që quhet maja e ?Piramidës?, e bandës që përbëhej nga dy shqiptarë dhe disa persona të tjerë.

Për arsye hetimi identiteti i të arrestuarëve nuk bëhet i ditur, policia italiane vazhdon hetimet në lidhje me këtë aktivitet kriminal./CNA.al

Lajmet e fundit nga