Connect with Us

Policia “blindon” Kuvendin/ Garda porosi gazetarëve

Aktualitet

Policia “blindon” Kuvendin/ Garda porosi gazetarëve

Publikuar

-

Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e protestës së paralajmëruar të opozitës, e cila pritet të nisë nesër rreth orës 10:00 para Parlamentit.

Ndërkohë mësohet se më shumë se 1 mijë forca policie do të jenë para Parlamentit ditën e nesërme, gjatë protestës së opozitës. Në gatishmëri do të jenë edhe Forcat Speciale, FNSH dhe forcat e rendit nga 6 komisariatet e Tiranës. Policia do ta mbajë të rrethuar Parlamentin, për të mos lejuar protestuesit që të çajnë kordonin.

Shpërndarja e uniformave blu pritet të jetë e ngjashme me protestën e së shtunës. Përballë protestuesve me një kordon që do të jetë përgjatë gjithë rrethimit të Parlamentit do të jenë punonjësit e rendit dhe ata Shqiponja, ndërsa forcat e FNSH do të jenë në gatishmëri në bulevardin “Zhan Dark” dhe brenda rrethimit të xhamisë së Namazgjasë.

Në gatishmëri pranë godinës së Parlamentit do të jenë edhe Garda e Republikës, e cila në rast se nga ana e protestuesve do të ketë tentativa për të hyrë në Parlament dhe për të bërë akte dhune do të përdorë gaz lotsjellës. Për këtë arsye nesër do të ketë kontroll të rreptë për këdo që do të futet në ambientet e brendshme të Parlamëntit.

LEXO EDHE:  Kundër sistemit edhe kundër Lulit, Ramës dhe Metës

Të gjithë duhet të jenë të pajisur me mjete identifikimi. Që të mos shkaktohen probleme nga gazi, Garda ka kërkuar që gazetarët dhe punonjësit të marrin masa për tu ruajtur nga gazi.
Në gatishmëri pranë ambienteve të Parlamentit do të jenë dhe zjarrfikëset dhe ambulancat. Kufizime për qarkullimin rrugor do të ketë tek “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark”. Autobusët si herën e parë s’do lejohen në qytet. Të ardhurit nga Veriu do ndalohen tek “Asllan Rusi”, kurse të ardhurit nga Jugut tek Ekonomiku.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tre furgona të dyshimtë në qytet/ Artan Hoxha zbulon telefonatën që paralajmëroi vrasjen e Elbasanit

Publikuar

-

Nga

Tre furgona të dyshimtë në qytet/ Artan Hoxha zbulon telefonatën që paralajmëroi vrasjen e Elbasanit

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja nga vrasja qe tronditi Elbasanin ditën e sotme.

Hoxha tha se një orë e pak para ngjarjes në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit qytetarë kanë njoftur se tre furgona të dyshimë po lëviznin në qytet.

Sipas tij, kjo që ndodhi sot është fatura e prerë nga klasa politike që duhet ta paguajnë qytetarët shqiptarë.

“Kjo pamje për mua është fatura që po e paguajnë qytetarët shqiptarë dhe kjo faturë është prerë nga kjo klasë politike.

Kjo është masakra që i ka përgjakur zgjedhjet e 25 prillit.  Zoti ka dash që kemi vetëm 4 të plagosur.

Sot në orët e para të paraditës drejtoria e Elbasanit është njoftuar nga qytetarë, për tre furgona, që po lëviznin me njerëz që nuk flasin me dialektin e Elbasani dhe janë njerëz të armatosur. Nuk dihej nëse kishim të bënim me civilë, apo grup kriminal. Kjo ka ndodur një orë e disa më shumë para ngjarjes. Ky është njoftimi që i ka shkuar policisë. Është paralajmëruar”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO EDHE:  Video-900 euro për transportimin e paligjshëm të emigrantëve/ Policia e Korçës prangos tre persona

LEXO EDHE:  “Rusia pa Putin”/ Në Moskë plasin protestat

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Samiti i Presidentit Biden, një fillim i ri për ndryshimet klimatike

Publikuar

-

Nga

Samiti i Presidentit Biden, një fillim i ri për ndryshimet klimatike

Të enjten është Dita e Tokës, dhe Presidenti Joe Biden ka ftuar 40 udhëheqës botërorë në një samit virtual për ndryshimet klimatike. Shtetet e Bashkuara gjenden në një pozicion të pasigurtë pasi administrata e ish-Presidentit Trump u tërhoq nga marrëveshja e OKB-së për klimën e nënshkruar në Paris. Aktivistët presin që Presidenti Biden të ndryshojë kurs, por kjo nuk do të jetë diçka e lehtë.

“Nga sot do t’i bashkohemi sërish marrëveshjes së Parisit për klimën”.

Që në ditën e tij të parë në detyrë, Presidenti Joe Biden synoi të tregojë se ndryshimet klimatike do të jenë në krye të axhendës së tij.

Samiti i Presidentit Biden në Ditën e Tokës synon t’u tregojë udhëheqësve botërorë se gjërat kanë ndryshuar, që nga mospërfillja e treguar nga administrata Trump për këtë çështje.

“Është një mundësi për Shtetet e Bashkuara që të rikthehen në skenë dhe të tregojnë se i marrin seriozisht ndryshimet klimatike”, thotë David Waskow, nga Instituti i Burimeve Botërore.

Rreziku po rritet. Pasojat e ndryshimeve klimatike po bëhen edhe më të dukshme, me më shumë zjarre, thatësira më të zgjatura dhe stuhi më të forta.

Marrëveshja e OKB-së për klimën e nënshkruar në Paris në vitin 2015 synoi të ndalë ngrohjen globale. Por, ekspertët thonë se objektivi i vendosur në Paris po bëhet gjithnjë e më i largët.

“Tani gjendemi në rrezik të madh. Shohim temperaturat që vazhdojnë të rriten. Shohim ndotjen e ajrit të vazhdojë të rritet, duke shkuar në drejtimin e kundërt. Prandaj shumë njerëz e quajnë këtë dekadën vendimtare”, thotë Rachel Cleetus, nga Bashkimi i Shkencëtarëve të Shqetësuar.

Çlirimi i gazeve ndotëse është në rritje prej dekadash. Do të vazhdojnë politikat aktuale, duke e thelluar problemin. Por, zoti Waskow thotë se niveli i ndotjes duhet të bjerë me gati 50% deri në vitin 2030, që të jemi në drejtimin e duhur për të shmangur pasojat më të këqija të ndryshimeve klimatike.

“Nëse nuk fillojmë ta ulim kurbën tani, trajektorja pas vitit 2030 do të jetë jashtëzakonisht më e vështirë”, thotë zoti Waskow.

LEXO EDHE:  “Rusia pa Putin”/ Në Moskë plasin protestat

LEXO EDHE:  Deputetët e Lulit nuk guxojnë t’i afrohen protestës/ Studentët refuzojnë tymueset   

Aktivistët po i bëjnë thirrje Presidentit Biden të njoftojë një ulje prej 50 për qind të ndotjes së ajrit në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 2030. Shtëpia e Bardhë thotë se do ta shpallë objektivin e saj përpara samitit.

Presidenti Biden sheh mundësi në luftimin e ndryshimit të klimës, si ndërtimin e stacioneve të energjisë diellore dhe të erës dhe prodhimin e automjeteve elektrike – me vende pune që nuk mund të largohen nga vendi. Është në themelin e planit të tij të infrastrukturës prej 2.3 trilionë dollarësh.

“Plani Amerikan i Vendeve të Punës do të çojë në një përparim transformues në mënyrë që të përballemi me ndryshimin klimatik me vende pune amerikane dhe zgjuarsinë amerikane”, tha Presidenti Biden.

Por, plani do të duhej të miratohej nga Kongresi dhe republikanët janë plotësisht kundër.

“Është një zgjerim masiv i qeverisë i financuar në kurriz të taksapaguesve amerikanë, me taksa që do të dëmtojnë ekonominë dhe do të na kushtojnë vende pune”, tha John Thune, senator republikan.

Nuk është e qartë nëse Shtetet e Bashkuara do të bëjnë shkurtimet që dëshiron Presidenti Biden. Kjo dobëson pozitën e Shteteve të Bashkuara në rrafshin global.

“Derisa të mund t’i zgjidhim ato politika, do të jetë e vështirë për ne të ruajmë rolin udhëheqës ndërkombëtar me shifrat më të mira”, thotë Joseph Majkut, nga Qendra Niskanen.

Ndërkohë, sytë janë drejt ndotësve të tjerë të mëdhenj, përfshirë vendin më ndotës Kinën, si dhe Indinë, një burim ndotjeje në rritje, që do të njoftojnë planet e tyre për klimën përpara një konference të madhe të OKB-së në Glasgow në nëntor./ VOA

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Vrasje e paralajmëruar”/ Artan Hoxha: Pjerin Xhuvani, dëshmori i parë i zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

“Vrasje e paralajmëruar”/ Artan Hoxha: Pjerin Xhuvani, dëshmori I parë I zgjedhjeve

Gazetari Artan Hoxha e ka cilësuar atentatin në Elbasan si një vrasje të paralajmëruar më parë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Hoxha theksoi se vrasja e Pjerin Xhuvanit nuk ishte jashtë parashikimeve, ndërsa sipas tij ai ishte edhe dëshmori i parë i zgjedhjeve.

Kronika e nje vrasje të paralajmeruar…

Asgje jashte parashikimeve…

Deshmori” i pare i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, eshte mjeku psikiater Pjerin Xhuvani.

Ndersa autori i dyshuar, nje nga efektivet me te trajnuar te Forcave Speciale, qe ka sherbyer 6 muaj në Afganistan si instruktor trajnimi i policise Afgane….”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE