LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lirimi i të dënuarit me burgim të përjetshëm/ Gjonaj merr masa drastike 

20 Shkurt 2019, 12:24, Aktualitet CNA
Lirimi i të dënuarit me burgim të përjetshëm/ Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Korçës, për të liruar me kusht të dënuarin me burg të përjetshëm, Gert Gjinarari.

Rezulton se vendimi është dhënë në kundërshtim me kriteret ligjore dhe për këtë arsye Ministria e Drejtësisë i kërkon KLGJ-së dhe Inspektoriatit të nisin procedim disiplinor për gjyqtarin. Të marrin masa për hetim administrativ dhe penal për këtë çështje?-tha ndër të tjera Gjonaj.

Gjithashtu ajo tha se është pezulluar  nga detyra drejtori i Burgut të Drenovës dhe dy punonjës të tjerë për lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm Gert Gjinarari.

Kujtojmë këtu se me 14 shkurt 2019, Gjykata e Korçës, kryesuar nga kryetari Markelian Kuqo vendosi që të pranojë kërkesën e Gjinararit për lirim me kusht të Gjinararit, i cili ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të konsideruarit i forti i Tiranës, Naim Zyberit.

Lajmet e fundit nga