LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fton militantët në selinë e PD dhe i "shet" si protestues/ Zbulohet mashtrimi i Bashës

20 Shkurt 2019, 17:28, Aktualitet CNA
Fton militantët në selinë e PD dhe i "shet" si

Këshilli Kombëtar i PD ka vendosur unanimisht pro djegies së mandateve parlamentare nga deputetë e PD.

Ndërkohë që mbahej mbledhja e Këshillit Kombëtar në selinë e PD janë grumbulluar disa qytetarë, të cilët u “shitën” nga Basha si protestues dhe mbështetës të vendimit për djegien mandateve.

Majde, Lulzim Basha, i ekzaltuar,  tha se kjo ishte kërkesë e popullit.

Por, në fakt njerëzit para PD i kishin ftuar vetë. Militantë të Partisë Demokratike ishin njoftuar që më herët, për tu mbledhur në oborrin e selisë së Partisë Demokratike.

Në njërën anë Basha deklaronte se do  ta fitonin  këtë betejë të madhe  për Shqipërinë, për demokracinë, Europën, Amerikën, për të sotmen dhe të ardhmen e këtij vendi, paralelisht kishte ftuar militantët në oborrin e selisë si presion përballë ndërkombetarëve./CNA.al

Lajmet e fundit nga