LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Elton Ilirjani kundër adoptimit të fëmijëve në çiftet homoseksualë: Nuk e bëj dot rolin e nënës!

20 Shkurt 2019, 09:40, Lifestyle CNA
Elton Ilirjani kundër adoptimit të fëmijëve në

Një artikull i publikuar ditën e djeshme në mediat online se në tekstet shkollore në Francë, prindërit e një fëmije nuk do quhen më ?mami? dhe ?babi?  ka tërhequr edhe vëmendjen e publikut shqiptar.

Ligji më i ri në Francë kërkon zëvendësimin e fjalëve ?nëna? dhe ?babai? me termat ?Prindi 1? dhe ?Prindi 2? në të gjitha institucionet zyrtare, për të zvogëluar diskriminimin e fëmijëve me prindër të së njëjtës gjini.

Në një lidhje direkte Bieta Sulo ka pyetur Elton Ilirjanin, biznesmenin e deklaruar si homoseksual nëse është pro birësimeve të fëmijëve nga një çift homoseksualësh.

?Asnjëherë. Personalisht jam kundra martesës dhe birësimit të një fëmije sepse unë si Elton nuk jam në gjendje të rrisë një fëmijë në mënyrë të plotë. Unë nuk mund t?i bëhem atij nënë. Nuk mund të marr borxh , hua një nënë për të rritur një fëmijë. ?,- është shprehur Elton Ilirjani.

Ndër të tjera ai pranoi se pjesëtarët e komunitetit LGBTI vazhdojnë të diskriminohen kudo, madje edhe në SHBA, aty ku ai jeton e punon prej vitesh.

Në vazhdim të kësaj, Eltoni tregoi një rast konkret nga jeta personale, ku kishte mbetur i ofenduar nga sjellja diskriminuese e një doktoreshe në një nga spitalet e Texas-it.

Homoseksualiteti, martesa e aq më shumë birësimi i një fëmije nga çiftet homoseksualë janë ende tema të nxehta diskutimi në Shqipëri.

Lajmet e fundit nga