LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncim/ Shoqëruesi i Ramës, presion bizneseve të vogla

20 Shkurt 2019, 14:31, Aktualitet CNA
Denoncim/ Shoqëruesi i Ramës, presion bizneseve të vogla

Ish-kryeministri, Sali Berisha  ka shpërndarë në rrjetet sociale, një denoncim të qytetarit dixhital.

Denoncuesi ankohet se bizneset e vogla në vend po dëmtohen nga shoqëruesi kryesor i kryeministrit, Edi Rama, Feti Zeneli dhe Ermalt Gërbolli, shoqëruesi kryesor i kryeministrit Edi Rama.

?Po tregoj demtimin që po i bëhet bizneseve në vend nga Feti Zeneli, shoqëruesi kryesor i Edi Rames i cili në 6 vite ka marrë 5 grada, është një kriminel e bandit, por frikacak si vete eprori i tij.

Ai bashkë me një krye ordiner Ermalt Gerbolli duke perdorur lidhjet e Fetiut kanë hapur kompanin MEND OIL ku Feti Zeneli është siguruesi nga çdo problem në lidhje me shtetin, këta të dy duke përdorur inspektoriatin ISHTI po dëmtojnë me gjoba dhe mbyllje biznese konkurentë të tyre.

Duke filluar nga qyteti i librazhdit që e kanë monopol, në Krujë që po dëmtojnë konkurentet duke i çuar shtetin, në Tiranë në Don Bosko ku e kanë marrë me qera 30 mij lekë të reja nga Bashkia Tiranë sipërfaqe 1000 m2 karburant?- ka shkruar Sali Berisha./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga