LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Anëtari i kryesisë së PD-së sulmon Gramoz Ruçin

20 Shkurt 2019, 17:32, Aktualitet CNA
Anëtari i kryesisë së PD-së sulmon Gramoz Ruçin

?Leksioni i padurueshëm i Gramoz Ruçit?,- kështu e ka cilësuar anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, fjalën e kryeparlamentarit, Gramoz Ruçi.

Kadilli, me anë të një postimi në rrjetet sociale, është shprehur se ?ministri i fundit i diktaturës?, përgjegjësi i 2 Prillit dhe 4 të vrarëve në Shkodër bëri sot leksion demokracie, duke ju referuar fjalës së Ruçit.

?Leksioni i padurueshëm i Gramoz Rucit!

Gramoz Ruçi ministri i fundit i diktaturës, frymëzues i vullnetarëve të Enverit, përgjegjësi i 2 Prillit dhe i katër të vrarëve në Shkodër vetëm e vetëm se donin demokracinë, është kthyer sot në lektor demokracie. Është e tepërt që në 20 Shkurt të dëgjojnë shqiptarët leksion nga Ruçi. Për çfarë? Për demokracinë, për protestën, për parlamentarizmin?

Në protestën e 16 shkurtit, më e madhja në histori nuk u lëndua asnjë polic, përkundrazi protestuesit u dhanë ndihmën e parë policëve që u dhunuan nga gazi helmues i hedhur në drejtim të protestuesve. Në asnjë rast asnjë protestues nuk preku një polic, madje i duartrokitën kur braktisën detyrën, madje u dhanë dhe lule. Protestuesit e Gramoz Rucit dhe Edi Ramës erdhën me hunj e çadra dhe goditën e dhunuan në mënyrë të pamëshirshme policinë. Edi Rama dhe Gramoz Ruçi e kishin planifikuar që të merrnin pushtet mbi kufoma, prandaj u dhanë pushtet politik përfaqësuesve të grupit të zjarrit të 21 janarit.

Dhe disa pyetje për Ruçin:

A ka ndonjë vend tjetër në boten demokratike që një përdhunues bëhet Kryetar Bashkie? A ka në ndonjë vend demokratik një trafikant femrash deputet, një bashkëpunëtor në trafik droge ministër të brendshëm etj, etj? A ka në ndonjë vend demokratik funksionar politik të kapur në përgjime nga prokuroria në bashkëpunim me krimin për blerje votash dhe që nuk hetohen?

Kjo është e vërteta e hidhur e shqiptarëve sot.

Kjo është e vërteta e 20 shkurtit të pa kryer.

Kjo është e vërteta e misionit të sotëm të opozitës dhe çdo qytetari në opozitë me të keqen?,- ka shkruar Fatbardh Kadilli./CNA.al

Lajmet e fundit nga