LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alimadhi "kryqëzon" Bashën/ I nxjerr të palarat Opozitës së Bashkuar

20 Shkurt 2019, 10:10, Aktualitet CNA
Alimadhi "kryqëzon" Bashën/ I nxjerr të palarat

Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ka qenë shumë i ashpër me Lulzim Bashën, të cilin e e tiketon si përçarës të Opozitës.

I cilësuar si aleat e Bashës, Alimadhi ka hedhur dritë mbi mënyrën se si funksionon Opozita e Bashkuar.

Sipas të njëjtit Opozita e Bashkuar funksionon në bazë të orekseve të Bashës, pasi asnjëherë nuk janë thirrur në takim dhe vetëm kur u mor vendimi për djegin e mandateve, Basha u kujtua të thërrasë Ballin Kombëtar.

“Z. Basha! Balli Kombëtar nuk është turmë. Balli Kombëtar dhe unë e kemi konsideruar veten gjithmonë pjesë të Opozitës së bashkuar, por ju vetë keni bërë një përcaktim të opozitës së bashkuar pa Ballin Kombëtar. Z. Basha, pasi mora njoftim për të qenë në takimin e thirrur nga ju, bej me dije se: Për gjatë vitit që kaloi në faqen time kam bërë dy statuse, ku kam shprehur në një mënyrë padrejtësinë tuaj në përzgjedhjen e opozitës së bashkuar, kjo është padrejtësi”, ka shklruar Alimadhi.

Ky i fundit ka thënë se gjatë gjithë  kohës që Basha shprehej për Opozitë të Bashkuar e ka përjashtuar Ballin Kombëtar.

“Gjatë gjithë kësaj kohe jeni shprehur opozita e bashkuar, duke mos na thirrur në takimet dhe as përfillur që ju keni bërë me partitë parlamentare asnjeherë, por në fakt keni thirrur dhe bërë pjesë të kësaj opozite edhe parti jo-parlamentare.

Në fakt vetë i keni bërë keto parti parlamantare por pa elektorat.

Ju bëj me dije se kjo nuk është Opozita e bashkuar parlamentare dhe jo parlamentare, kjo është Opozita sipas dëshirës tuaj dhe përzgjedhjes suaj, Opozita reale nuk  është kjo”, ka shkruar më tej Alimadhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga