LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuza të forta /Aleati-Bashës:"Keni përçarë elektoratin e PD"

20 Shkurt 2019, 10:41, Aktualitet CNA
Akuza të forta /Aleati-Bashës:"Keni përçarë

Kryetari i partisë “Balli Kombëtar” Adriatik Alimadhi ka lëshuar një sërë akuzash ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha.

Fillimisht e ka akuzuar Bashën se po keqpërodr Opozitën e bashkuar sipas interesave të tij.

Alimadhi ka shkuar edhe më tej, duke e bërë Bashën përgjegjës për përçarjen e elektoratit të PD.

“Për shkak të kësaj përzgjedhje jo të drejtë të PD-së në këto vite, e cila ka mbështetur individ dhe jo elektoratin me parime të qarta të djathta, me qëllime apo jo ka prishur dhe mbajtur të përçarë elektoratin e djathtë të vetë PD-së, Ballit Kombëtar dhe Paërtisë Lëvizja e Legalitetit. Kjo nuk është e drejtë”, ka shkruar Alimadhi.

Lënia mënjanë e Ballit Kombëtar nga partitë e tjera të Opozitës, ka çuar në reagimin e ashpër të Alimadhit.

“Ju bëj me dije se Balli Kombëtar nuk është as parti Republikane, as parti Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, as Lëvizja Zhvillim Kombëtar, as Partia Demokristiane e as Partia Agrare Ambjentaliste.

Sa anëtarë kanë këto parti, Balli  Kombëtar i ka vetëm dëshmore, madje kontributi i tyre personal për pushtet, nuk mundet të krahasohet kurrrë me kontributin historik patriotik dhe kombëtar të Ballit Kombëtar.

Vazhdojmë t’ju themi se jemi partia dhe mbrojtësi i të gjitha të drejtave kombëtare, dhe se mbrojmë idealin e drejtësisë shoqërore dhe për këto parime të larta kombëtare kemi  detyrimin t’ia u themi atyre  dhe shoqërisë shqiptare, të drejtën dhe të vërtetën.

Nuk e dimë dhe nuk mundet ta kuptojmë se si mundet të quhet opozitë e bashkuar kjo, pa partinë Levizja e Legalitetit dhe pa  Ballin Kombëtar që përbëjnë boshtin kryesor të elektoratit opozitar dhe vetë elektoratit të PD”, ka shkruar ndër të tjera Alimadhi./CNA.al

Alimadhi “kryqëzon” Bashën/ I nxjerr të palarat Opozitës së Bashkuar

Lajmet e fundit nga