LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Zbulohet skema korruptive/ “Fundoset” Elisa Spiropali?

19 Shkurt 2019, 12:00, Aktualitet CNA
Video-Zbulohet skema korruptive/ “Fundoset” Elisa Spiropali?

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat ka zbuluar të tjera detaje, në lidhje me atë që e ka cilësuar si skemë e rrëmbimit të parave publike nga familja e Elisa Spiropalit, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Tabaku deklaroi se aksioma ?ndiq paranë? çoi në zbulimin e kësaj afere.

?Duke ndjekur paranë është zbuluar një skemë skandaloze  korrupsioni, konflikti interesi dhe fshehje pasurie ku përfshihet drejtpërdrejt Elisa Spiropali, zëdhënëse e qeverisë ?Rama?, bashkëshorti i saj Salarion Tota, ish-drejtori i Ujësjellësit Fier, vëllai i saj Eltion Spiropali dhe kushuriri i bashkëshortit të saj, Marius Memushaj.?-tha Tabaku.

Më tej, deputetja demokrate theksoi se duke ndjekur paratë e kompanisë ?Solomon?, u zbulua skema e përfitimit nga familja e Elisa Spiropalit e të paktën e 550 milionë lekëve, para publike, shumica e të cilave janë dhënë nëpërmjet tenderave që bashkëshorti i saj ka dhënë tek kompania e vëllait të saj.

?Historia e kompanisë Solomon, që i përket familjes Spiropali, është simbol sesi qeveria vjedh paranë publike dhe taksat e shqiptarëve në çdo formë dhe mënyrë. Kjo kompani është krijuar në 9 shtator në të njëjtën ditë që u krijua edhe qeveria ?Rama?.?-deklaroi Tabaku.

Gjithashtu ajo tha se ?Dokumenta zyrtarë të verifikuar nga Departamenti Antikorrupsion në PD konfirmojnë se Enklis Spiropali, vëllai i zëdhënëses së qeverisë, që në atë kohë po merrte emërimin si Drejtoreshë e Doganave, krijoi një kompani që e quajti Solomon me qëndër në Fier dhe me kapital 1 milion lekë të vjetra. Brenda pak mujave, kompania e sapokrijuar fitoi tenderin e parë në 27 mars 2014. Bamirësi ishte as më shumë as më pak, por kunati i tij, bashkëshorti i Elisa Spiropalit.?.

Ndër të tjera, ajo theksoi se për të fshehur gjurmët e konfliktit të interesit dhe ndonjë vepre tjetër penale, vëllai i saj e shiti kompaninë me letra pak ditë më vonë, më 8 prill 2014. ?Kompania u shit po brenda familjes, tek kushuriri i bashkëshortit. Vlera e shitjes ishte 1 milionë lekë megjithëse kompania sapo kishte marrë një tender prej 6 milionë lekësh.” ?u shpreh deputetja Tabaku./CNA.al

Skandali i ministres/ Spiropali favorizonte vëllain në tendera

Spiropali ?zhytet? në skandal/ Ministrja e Ramës drejt burgut?

Lajmet e fundit nga