LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të dobësohesh duke ecur/ Rutina që do t’ju bëjë të humbni tetë kg në një muaj

19 Shkurt 2019, 21:00, Aktualitet CNA
Të dobësohesh duke ecur/ Rutina që do t’ju bëjë

Ka shumë mënyra të cilat përdoren për t?u dobësuar. Gjithsesi disa prej tyre janë edhe të rrezikshme. Më poshtë ju sjellim një program të shkurtër që ju ndihmon të dobësoheni në mënyrën më të shëndetshme të mundshme.

Java e parë

Në javën e parë këshillohet që të bëni katër shëtitje me hap të shpejtë. Filloni me një shëtitje 25 minutëshe ditën e parë dhe çdo ditë zgjateni me nga 5 minuta derisa të arrini në shëtitjen 40 minutëshe me hap të shpejtë.

Java e dytë

Në javën e dytë këshillohen 4 shëtitje, vetëm se gjatë tyre do t?ju duhet të kombinoni shpejtësi të ndryshme me intervale të caktuara në mënyrë që të digjni më shpejt kaloritë. Përshembull 10 minuta mund të shëtisni me hap të ngadaktë, 20 sekonda mund të vraponi shpejt dhe 20 minuta mund të ecni me hap të shpejtë.

Java e tretë

Filloni me 10 minuta nxemje, më pas vazhdoni me hap të lehtë, 30 sekonda më pas filloni me ecjen me hap të shpejtë, më pas filloni nga fillimi. Këtë duhet ta përsërisni disa herë brenda harkut të 40 minutave.

Java e katërt

Në këtë javë do t?ju duhet të shtoni edhe peshat në rutinën tuaj të ecjes. Vendosni pasha 2 kg në këmbë dhe ecni si normalisht. Në fillim nuk do t?i ndjeni por më pas do të kuptoni që jeni lodhur më shpejt se zakonisht. Gjithsesi kjo është shenjë e mirë, pasi tregon që trupi juaj po djeg dhjamin e akumuluar prej kohësh./CNA.al

Lajmet e fundit nga