Connect with Us

Skandal me karburantet/ Kush përfiton dhe kush humb?

Aktualitet

Skandal me karburantet/ Kush përfiton dhe kush humb?

Publikuar

-

skandali kush perfiton edhe kush humb

Në vitin 2013 në vigjilje të ndërrimit të pushtetit, u nënshkrua koncesioni i shenjimit të karburanteve.  Kompania fituese ishte GFI dhe pavarësisht përfoljeve të ndryshme nga ish-opozita e atëhershme, pas ndërrimit të pushtetit doli që kjo kompani do të vazhdonte ekzekutimin e kontratës së koncesionit.

Shoqata e hidrokarbureve ndërmori një ankimim me hapje çështje gjyqësore ku kundërshtonte nevojën e shenjimit të karburanteve në Shqipëri, pavarësisht problematikave që shteti shqiptar dhe institucionet ligjzbatuese kishin ndeshur ndër vite me monitorimin dhe mbledhjen e tarifave dhe taksave nga ky produkt.  Në fund, Gjykata Kushtetuese vendosi pro shenjimit të karburanteve, qofshin këto të përpunuara apo për përpunim të mëtejshëm, me qëllim realizimin e tagrave shtetërore në monitorimin dhe mbledhjen e të ardhurave në sasinë dhe cilësinë e duhur.  Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte jo vetëm në të njëjtën linjë me kontratën e koncesionit, por edhe me ligjin e hidrokarbureve që citon shprehimisht nevojën dhe domosdoshmërinë e shenjimit të tyre.  Ky vendim i gjykatës u përforcua edhe më tutje me raportin e Autoritetit të Konkurrencës.

Pavarësisht të gjithë kësaj sage ligjore dhe ecejake institucionale dhe ligjore, ku të gjithë ankoheshin për të gjithë, sot e kësaj dite është fakt në dritë të diellit që nafta bruto akoma nuk shenjohet.  Realiteti i mosshenjimit të naftës bruto (kryesisht e prodhuar nga Bankers Petroleum) lë vend për hamendësime nga më të ndryshmet.  Nga njëra anë, kemi kompaninë koncesionare GFI Albania e cila mund të jetë e paaftë për të realizuar procesin por thjeshtë bën presion ndaj paaftësisë dhe korrupsionit institucional.  Nga ana tjetër kemi Bankers Petroleum që këmbëngul me argumenta nga më të ndryshmet për të anashkaluar dhe neglizhuar ligjet shqiptare dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese apo të Autoritetit të Konkurrencës.  Por mbi të gjitha dhe para të gjithave, kemi edhe paaftësinë e shtetit shqiptar dhe të institucioneve të veta ligjzbatuese që lejojnë që dy kompani private, njëra që shfrytëzon burimet natyrore të vendit (burimin më të shtrenjtë që kemi në sasi dhe në të ardhura) dhe tjetra që ka fituar një kontratë koncesionare, të cilat me paturpësi i bëjnë shtetit shqiptar karshillëk dhe nuk pyesin për ligjet e këtij vendi.  As vendet afrikane nuk janë në të tilla pozita, nëse citojmë iniciativën më të fundit të Nigerisë që hodhi në gjyq Shell dhe Eni për shmangie korruptive prej më se 6 miliardë dollarësh.

LEXO EDHE:  Vijojnë “rrjedhjet” nga PD/ Dorëhiqet një tjetër sekretar

Kujtdo mund t’i lindë mendimi që kjo paaftësi e shtetit shqiptar shfrytëzohet në formë korruptive nga zyrtarucë burokratë, të cilët përfitojnë nga allishverishet e kompanive private dhe manovrat e tyre për të shmangur detyrimet kontraktuale dhe fiskale që kanë ndaj shtetit shqiptar.

A është ky një skandal që shteti shqiptar duhet të adresojë urgjentisht dhe me përparësi? A duhet të mbajë dikush përgjegjësi për këtë shkleje dhe pasojat që i vijnë shtetit, interesit publik dhe të gjithë konsumatorëve shqiptarë?/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Baton Haxhiu zbulon marrëveshjen Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Baton Haxhiu: Meta ka pak gjasa të shkarkohet

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Lulzim Bashës për qarkun e Beratit është përfshirë në një debat të ashpër sonte në ‘Opionin’ me Analisti politik Baton Haxhiu.

Teksa po diskutohej për përplasjen mes Ramës dhe Kurtit, Haxhiu i është drejtuar Alizotit të mos e shajë Ramën, pasi shumë shpejt do të jenë krah tij, duke aluduar për një bashkëqevrisje të mundshme.

Kjo deklaratë e Alizotit u kundërshtua, duke thënë se nuk ka për të qenë asnjëherë krah Ramës.

Debati:

Alizoti: Ju jeni bashkë me Ramën

LEXO EDHE:  Nga kërcënimi tek dështimi/ Pasuria e prokurores Oltiana Çifliku

LEXO EDHE:  Skandali në Beograd/ Pacientes me Covid i publikojnë fotot nudo nga spitali



Haxhiu: Unë kam respekt dhe e kam për nderë të jem mik i Ramës. Kam respekt maksimal për të.

Alizoti: Në rregull, kështu miqsh ka Edi Rama. Ju roj miqësi të gjatë.

Haxhiu: Uroma mu, uroj dhe vetes se do dukesh afër tij.

Alizoti: Jo, Jo nëse unë do dukem afër tij do kërkoj ndjesë. Alizoti nuk ka për të qenë asnjëherë në krah të Ramës. Rri ti në kraj të Ramës dhe je rehatë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milionë spektatorë”/ Kreshnik Spahiu ironizon politikën shqiptare

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar politikën që bëhet në Shqipëri, duke thënë se është një telenovelë me 4 protagonistë kryesorë, Metën, Bashën, Ramën dhe Berishën, të cilët përloten në çdo seri të filmit.

Spahiu ka deklaruar se në film ata vriten 4, ndërsa në realitet jetojnë të 4 të lumtur.

“Bëjnë lojë sikur shkarkuan Metën, por ai ngeli President.

Bëjnë lojë sikur përjashtuan Berishën, por ai ngeli deputet.

Bëjnë lojë sikur shkarkojnë Bashën, por ai ngelet kryetar.



LEXO EDHE:  Skandali në Beograd/ Pacientes me Covid i publikojnë fotot nudo nga spitali

LEXO EDHE:  Nga kërcënimi tek dështimi/ Pasuria e prokurores Oltiana Çifliku

Bëjnë lojë sikur rrëzojnë Ramën, por ai ngelet kryeministër.

Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milion spektatorë, që s’e pranojnë që eshtë film, dhe përloten në çdo seri nga aktrimi tyre dhe skenari perfekt për turmat….

Në film vriten të 4. Në realitet jetojnë të 4, të lumtur..”, thotë Spahiu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hoxhaj: Me mbështetjen e Rusisë, Serbia po kërcënon gjithë rajonin

Publikuar

-

Nga

Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës gjatë një interviste në emisionin “Balkan Talks” shprehet se veprimi i qeverisë “Kurti” për vendosjen e reciprocitetit për targat është i duhur. Ai thotë se fakti që një gjë e tillë nuk është zbatuar pavarësisht marrëveshjes prej 2011, tregon se sa e paqëndrueshme është ‘status quo-ja’ në Kosovë.

Sipas z. Hoxhaj ka ardhur momenti për të zgjidhur problemet mes Kosovës dhe Serbisë dhe kjo mund të arrihet përmes rimodelimit të dialogut dhe krijimit të një momentumi të ri.

“Mendoj se është koha e fundit të rimendohet se si dialogu të riformatizohet dhe flitet vetëm për njohje të ndërsjellë dhe diskutohet vetëm për çështje teknike”, shprehet z. Hoxhaj.

Ish-ministri i Jashtëm theksoi se situata e krijuar nuk është një test për vetë Kosovën dhe Serbinë por edhe për Rusinë dhe Perëndimin.

“Padyshim që zhvillimet e fundit kanë dhe dimensionin gjeopolitik. Kërcënimet ushtarake të hapura të Serbisë, mobilizimi i ushtrisë dhe lëvizja afër kufirit me Kosovën si dhe gjuha kërcënuese nga Vuçiç dhe prania e vetë ambasadorit rus në një kazermë ushtarake në jug të Serbisë flasin se gjitha kjo është një test dhe për raportet mes Perëndimit dhe Rusisë ndaj duhet një vendosmëri më e madhe e BE dhe SHBA”, deklaroi z. Hoxhaj.

LEXO EDHE:  Vijojnë “rrjedhjet” nga PD/ Dorëhiqet një tjetër sekretar

LEXO EDHE:  Vendimi/ Taksa e re e karburanteve rëndon xhepat e konsumatorëve



Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës i lidh zhvillimet në Kosovë edhe me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Malin e Zi ku serbët provokuan nisjen e një konflikti civil dhe sipas tij Rusia dhe Serbia po kërkojnë të rikthejnë ndikimin në rajon.

“Vuçiçi nuk besoj se reagon vetëm në emër të Serbisë dhe padyshim që ka koordinim me Rusinë dhe këtu kërcënohet direkt integritet dhe sovraniteti i Kosovës nga Beogradi, por mbi të gjitha është një përpjeke që të kërcënohet i tërë rajoni. Një përpjekje për të prodhuar sa më shumë pasiguri në Ballkan në mënyrë që të bllokohet integrimi evropian”, tha z. Hoxhaj.

Ish-kreu i PDK shprehet se qeveria e Kosovës duhet të ketë qëndrim të qartë për marrëveshjet e arritura por duhet ta ketë dhe një mendim se si të ecët përpara me dialogun pasi vendosja e reciprocitetit është vetëm një lëvizje teknike dhe i duhet kushtuar rëndësi planit politik dhe diplomatik./euronews

LEXO TE PLOTE