LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Senatori Sanders provon sërish/ Njofton kandidaturën për presidencialet

19 Shkurt 2019, 17:46, Aktualitet CNA
Senatori Sanders provon sërish/ Njofton kandidaturën për

Listës së demokratëve që duan të përballen me Presidentin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, iu shtua të martën edhe senatori Bernie Sanders, i cili njoftoi pjesëmarrjen në garë.

Zoti Sanders u përpoq të siguronte emërimin e Partisë Demokrate në zgjedhjet e vitit 2016, por ai e humbi garën brenda partisë me ish Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton.

77-vjeçari Sanders mundi të sigurojë mbështetje të madhe, pasi bëri të njohura planet për ta bërë arsimin e lartë falas dhe premtoi që qeveria ta zgjerojë rolin e saj, për t?u siguruar shërbim shëndetësor të gjithë amerikanëve.

Bernie Sanders hyn në garë krahas me një një numër të madh demokratësh, të cilët tashmë e kanë shpallur kandidaturën një vit para se të fillojë periudha e zgjedhjeve paraprake të 2020-ës.

Në mesin e demokratëve që kanë deklaruar kandidaturën për zgjedhjet presidenciale janë senatorët Elizabeth Ëarren, Cory Booker, Amy Klobuchar, Kristen Gillibrand dhe Kamala Harris.

Senatori i shtetit verilindor të Vermontit e njoftoi kandidaturën të martën në mëngjes, përmes një emaili dërguar përkrahësve të tij, ku kërkonte regjistrimin e 1 milion njerëzve, për të filluar një lëvizje të bazës së partisë, për t?iu kundërvënë interesave speciale.

Zoti Sanders, një kritik të vazhdueshëm i Presidentit Trump, shkruan në email se Donald Trump është “presidenti më i rrezikshëm në historinë moderne të Amerikës?. Ai shton: “Ne do të kandidojmë kundër një Presidenti, që është gënjeshtar patologjik, një mashtrues, racist, seksist, ksenofob dhe një njeri që po e minon demokracinë amerikane, ndërsa na udhëheq drejt autoritarizmit.?

Bernie Sanders është në mesin e politikanëve, të cilët në anketat e publikut, kryesojnë listën e kandidatëve të mundshëm demokratë për zgjedhjet e 2020-ës, por ai përballet me sfida nga një grup i madh demokratësh të tjerë me pikëpamje progresive, të cilët mbështesin shumë nga çështjet që zoti Sanders solli në Partinë Demokrate në fushatën zgjedhore të 2016-ës.

Numri i madh i liberalëve që janë në garën e demokratëve, mund t?ia bëjë të vështirë zotit Sanders, që të sigurojë të njëjtën mbështetje që pati në fushatën e tij të vitit 2016. Ai gjithashtu mund të përballet me pikëpyetje për çështjen e moshës dhe me faktin që Partia Demokrate po përfaqësohet në garën presidenciale nga një numër në rritje grash dhe pakicash, grupe të cilat zoti Sanders e pati të vështirë t?i siguronte si mbështetëse në garën e vitit 2016. /VOA/

Lajmet e fundit nga