LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qytetarët iu bëjnë “gjëmen”/ E pësojnë keq tetë persona

19 Shkurt 2019, 09:54, Aktualitet CNA
Qytetarët iu bëjnë “gjëmen”/ E pësojnë

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa katër të tjerë janë proceduar penalisht gjatë 12 orëve të fundit, 7 denoncime nga qytetarët për paligjshmëri në fushën e armëmbajtjes pa leje, lëndëve narkotike dhe lojërave të fatit.

Policia bën të ditur gjithashtu se janë sekuestruar edhe lëndë narkotike, armë zjarri, municion luftarak, tavolina pokeri, aparate celular e laptop.

Sipas uniformave blu, në Shkodër, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi D.S., 22 vjeç, banues në qytetin Pukë, me një armë zjarri kallshnikovë, e cila iu gjet gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij.

Në Librazhd, shërbimet e Policisë, pas telefonatës nga qytetarët kanë finalizuar operacionin  e koduar “Qafë Driza”, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, shtetasit L.M 49 vjeç i kanë gjetur 14 copë fishekë, si dhe rreth 7 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa shtetasi L.M., u arrestua në flagrancë.

Në Lezhë, Specialistët për Narkotikët kanë vënë në pranga shtetasin  R.G., 50 vjeç, pasi pas informacionit të marrë dhe kontrollit të ushtruar në banesën dhe territorin përreth banesës së shtetasit R.G., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale  1.5 kilogramë lëndë  narkotike kanabis.

Ndërsa në Vlorë, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 36-vjeçarit S.D., pasi nga kontrolli fizik, Policia i gjeti 30 doza  lënde narkotike të dyshuar kanabis.

Ndërkohë po falë denoncimeve të qytetarëve dhe reagimit të menjëhershëm të Policisë janë evidentuar dhe goditur tre raste të ushtrimit të aktivitetit të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Në Tiranë, shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3, kanë proceduar penalisht shtetasin  F. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ?Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara?, pasi në rrugën ?Myslym Shyri? gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi u gjet një tavolinë pokeri e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në Berat, Specialistët e Seksionit për Krimet proceduan penalisht shtetasin A.Z., 47 vjeç, banues në Poliçan, pasi në subjektin ?Bar-Kafe? ushtronte aktivitet pa kasë fiskale dhe lojëra fati (lloto sporti). Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një laptop.

Në Elbasan, Policia procedoi penalisht pronarët e një subjekti shtetasit I.Ç., 38 vjeç dhe G.Ç., 22 vjeç, banues në fshatin Vidhas, Elbasan, për veprat penale ?Fshehja e të ardhurave”,  “Organizimi i lotarive të palejuara”,  dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tyre  ushtronin aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Lajmet e fundit nga