LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Politika fut në sherr futbollin/ Faqja e Juventusit i "nxjerr bojën" Salianjit

19 Shkurt 2019, 12:49, Aktualitet CNA
Politika fut në sherr futbollin/ Faqja e Juventusit i "nxjerr

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e opozitës për djegien e mandateve, duke e krahasuar situatën aktuale politike me skuadrën kampione prej shtatë vitesh në Itali, ?Juventusin?.

?Ky Juventusi s?durohet më! Të anulohet kampionati. Kush është mbrapa të djegë fanellat e iki nga fusha?, theksoi Rama duke personifikuar qeverinë me skuadrën e ?Juventusit?.

Pas këtij postimi të Ramës, ka reaguar deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili e ka cilësuar Juventusin një ekip hajdut.

?Si tifoz i Interit unë e kujtoj mirë që kur i dolën përgjimet Juventusit, që blinte arbitra dhe trukonte ndeshje ra në serinë B dhe u dënua rëndë! Moxhi nuk u lejua të drejtonte më asnje ekip. Rama dhe fatin e tij e ka si ekipi që ka zgjedh për shembull, nuk u dënua Juventusi përjetësisht por drejtuesi i tij?.-shkruante Salianji,

Por, kjo ka sjellë përfshirjen në debat, edhe të vetë tifozëve.

Një ndër faqet në rrjetet sociale, Juventus Club Albania, që ka 160 mijë ndjekës, i është përgjigjur ashpër Salianjit.

?Si Interist qe eshte Ervin Salianji eshte burre me namuz, burre i ndershem. Ne politiken Shqiptare shume te “ndershme” Salianji hyri nga UET-i me shume ndershmeri duke ju lepire nga by*ha Henri Cilit. Ne politike Salianji kurre ska vjedhur, ne pune shkon me urban, buken e merr me vete. Edi Rama kurre ska perfaqesuar Juventinat, Cfare ben Edi Rama perfaqeson veten e tij dhe oborrin e tij dhe jo Juventinat.

Ne si Juventina pervec se kemi shperndare video batutat e tij ne lidhje me Juven apo kundeshtarer tone dhe as qe na ka interesuar ndonjehere Edi Rama apo politikat e tij. Ne si Juventina jemi aq “hajdute” sa edhe lajmet i shperndajme pa link. Gjithcka e kemi bere me ndershmerine me absolute dhe falas per tifozet tane. Edhe nese dikush ka tentu te perfitoje para nga faqja jone ne momentin e pare qe eshte diktuar eshte perzene menjehere nga faqja jone. Gjithkush perfaqeson veten e tij askush nuk perfaqeson nje tifozeri, nje parti, nje fe apo nje komb ashtu sic ti nuk perfaqeson te gjithe demokratet. Keshtu qe merri deklaratat e tua ku futen te gjithe Juventinat ne nje thes e futi ne b*the z. Salianji.?-shkruhet në postim.

Lajmet e fundit nga