Connect with Us

“Përfitoi 550 mln lekë tendera”/ Spiropali kërcënon me padi

Aktualitet

“Përfitoi 550 mln lekë tendera”/ Spiropali kërcënon me padi

Publikuar

-

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali

Pas akuzave të PD-së, se familja e saj ka përfituar përmes një skeme korrupsioni nga fondet publike 550 milionë lekë, ka reaguar ashpër Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se vëllai i saj nuk përfituar kurrë dhe asnjëherë asnjë kontratë apo fond publik.

Ajo hedh poshtë akuzat, ndërsa kërcënon PD-në se do ta padisë në gjykatë dhe sipas saj paratë për dëmin do të shkojnë për të ndihmuar kopshtin e Kolonjës.

E porosit Saliu, pastaj e nxjerr një frëngji e paguar nga fondet e zeza te Shqupit, pastaj del në këndin e shpifjeve dixhitale të Saliut, pastaj e këndon recituesja e Shqupit dhe ja u krye hedhja e bojës mbi tjetrin! Sot ishte radha ime dhe këtë radhë u bë im vëlla mish për top i kësaj opozite mavri me boje. Vëllai im nuk ka përfituar kurrë dhe asnjëherë asnjë kontratë apo fond publik, as kur isha beqare, as kur u martova, as kur isha aktiviste, as kur isha drejtore, e as tani si ministre. Po fjalët me këta gojështhurur janë të tepërta. Padia është e vetmja rrugë me këta bartës e përçues të horrllëkut politik. Në gjykatë le të provojnë çfarë akuzojnë ose përndryshe paratë për dëmin do të shkojnë për të ndihmuar kopshtin e Kolonjës.”-shkruan Spiropali në postimin e saj.

Skandali i ministres/ Spiropali favorizonte vëllain në tendera

Video-Zbulohet skema korruptive/ “Fundoset” Elisa Spiropali?

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-“447 milionë euro dëm në xhepat e shqiptarëve”/ Mesazhi i fortë për SPAK

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se i ka shkaktuar një dëm prej 447 milionë euro, buxhetit të shqiptarëve.

Në një deklaratë për mediat, PD shprehet se çdo familje shqiptare do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës.

Ndërsa i referohet çështjes “Becchetti”, PD i drejton edhe një mesazh SPAK, duke theksuar që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët.

447 milionë euro, kjo është fatura e Edi Ramës për familjet shqiptare. Imagjinoni sa probleme të vogla dhe të mëdha për shqiptarët do të zgjidhte kjo shumë marramendëse, që fatkeqësisht do të kthehet në një peshë për buxhetin e çdo familje, që do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës.

447 milionë euro nuk do të shkojnë për spitale, shkolla, kopshte, investime në infrastrukturë, ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, por për të paguar dëmet e shkaktuara nga një pakicë që ka shkatërruar ekonominë dhe po varfëron shqiptarët. Në 8 prill 2021 Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen “Becchetti”. Ne presim që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët.”-thuhet në deklaratën e PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Braçe e nis ditën i revoltuar/ Çfarë e shqetësoi zv.kryeministrin  

Publikuar

-

Nga

Humbja e mandatit të 10-të në Fier/ Erion Braçe merr përgjegjësinë: I kërkoj ndjesë Gramoz Ruçit

Zv/kryeministri Erion Braçe e ka nisur ditën i revoltuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se është shqetësuar nga zhurma e punimeve në një pallat përballë banesës së tij.

Braçe ka publikuar video nga pallati përballë duke theksuar se pasi është ankuar, ka marrë si përgjigje që muzika është e lejuar deri në orën 23:00.

LEXO EDHE:  Afera 400 milionë euro e inceneratorëve/ Hajdari ngre tonet: Pasuron vetëm dy njerëz

“Ora 7.28, e shtunë! Mirëmëngjes. Ashtu është fiks siç e mendoni! I pyeta dhe më thanë: Muzika është e lejuar deri në orën 23:00!”, shkruan ai.

LEXO EDHE:  Pasqyrë e varfërisë dhe e zbrasjes së Shqipërisë/ Tregtarët dëshmojnë për rënie drastike të konsumit

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zhvatën 4 milionë euro nëpërmjet mashtrimit online/ Të arrestuarit përballë togave të zeza

Publikuar

-

Nga

Katër pjesëtarët e rrjetit ndërkombëtar që mashtronte bizneset duke krijuar, një dëm prej gati 4 milionë eurosh, do të dalin sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Mësohet se organi i akuzës ka kërkuar “arrest me burg”, për katër të pandehurit, ndërkohë i është bërë kërkesë Interpolit për kapjen e dy shtetasve nga Kameruni.

Dy shtetas nga Kameruni dhe shqiptarët e arrestuar nëpërmjet skemës “Mashtrimi i pagesës nëpërmjet postës elektronike” së bashku me të tjerë jashtë Shqipërisë kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe subjekteve tregtare.

LEXO EDHE:  Edith Harxhi: PD ka krizë politike, lidershipi dhe jo krizë statutore

LEXO EDHE:  Pasqyrë e varfërisë dhe e zbrasjes së Shqipërisë/ Tregtarët dëshmojnë për rënie drastike të konsumit

Kujtojmë këtu se të arrestuarit janë Donald Anu, 34 vjeç, shtetas i Kamerunit, alias Ugochukëu  Emmanuel Emereibenu  39 vjeç, shtetas i Nigerisë; Marie Goufan, 31 vjeçe, shtetase Kamerunase, banuese në Tiranë dhe dy shqiptarët Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë;  Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë.

LEXO TE PLOTE