LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngroheshin me qymyr/ Asfiksohen tre pjesëtarë të një familje

19 Shkurt 2019, 08:14, Aktualitet CNA
Ngroheshin me qymyr/ Asfiksohen tre pjesëtarë të një familje

Tre anëtarë të një familje, përkatësisht një çift bashkëshortësh dhe vajza e tyre, janë paraqitur në gjendje kritike për jetën pas mesnatës së mbrëmshme në spitalin e Elbasanit.

Mësohet se ata ishin asfiksuar nga çlirimi i gazrave të qymyrit që përdornin për ngrohje, duke rrezikuar jetën.

Çifti Xhevit Shoshi, 61 vjeç dhe Evgjeni Shoshi 53 vjeçe si dhe e bija e tyre 33- vjeçe Eriselda Shoshi kanë mbërritur në spitalin e Elbasanit në gjëndje të rëndë .

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 28 Nëntori në Qytetin e Elbasanit, ndërsa fatmirësisht falë ndihmës së menjëhershme të mjekëve ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ky është rasti i tretë në pak muaj që në spitalin e Elbasanit paraqiten raste të rënda të asfiksimit të shtetasve nga pakujdesia si pasojë e harresës së mangallit me qymyr ndezur në mesin e dhomës së gjumit gjatë natës.

Lajmet e fundit nga