Connect with Us

Marrëveshja Rama-Basha/ Zbulohet kushti

Aktualitet

Marrëveshja Rama-Basha/ Zbulohet kushti

Publikuar

-

Basha dhe Rama pas marreveshjes se 18 Majit

Gjatë fjalës së tij nga takimi me qytetarë të Pukës, kryeministri Rama ka rikthyer në vëmendje marrëveshjen e 17 majit me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Kreu i qeverisë ka zbuluar se kushti i vetëm i marrëveshjes me Bashën, ishte që të njihte rezultatin e zgjedhjeve.

Ndërsa iu referua akuzave të opozitës për manipulim të zgjedhjeve, Rama theksoi se në atë kohë Basha ishte në qeveri.

“Zgjedhjet e shkuara ata ishin në qeveri. Kishin ministrinë e Brendshme. Kishin institucionet që kërkuan. Atëherë si u blenë votat nga ne kur në qeveri ishin ata sepse ua dhamë mundësinë, u dhamë çfarë kërkuan, me kusht që të njohin rezultatin e zgjedhjeve.”-tha ndër të tjera Rama.

LEXO EDHE:  “M’u duk si hera e parë”/ Pedagogu i Universitetit të Tiranës thumbon Ramën

Më tej, kreu i ekzekutivit, tha se arsyeja pse opozita nuk i njeh zgjedhjet, është për faktin se ata nuk janë në gjendje të kuptojnë pse humbasin.

“Por nuk e njohën rezultatin sepse nuk janë në gjendje të kuptojnë pse humbasin dhe do vazhdojnë të humbasin deri sa ta kuptojnë”-u shpreh Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“PD duhet të kalojë nga demokracia”/ Shehaj: Berisha nuk do të tërhiqet

Publikuar

-

Nga

Agron Shehaj: PD duhet të tregojë burimin e financimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka deklaruar se kreu i PD, Lulzim Basha, edhe pse është shprehur si pro-amerikan, nuk është një i tillë.

Ai ka thënë se nuk ndodh në Amerikë që kryetari të marrë një vendim i vetëm.

Shehaj ka theksuar se lidhur për përjashtim e ish-kryemistrit Sali Berisha, duhet ishte pyetur anëtarësinë e PD.

“Parashikimi i mundshëm në Shqipëri nuk është optimist. Nuk ndodh në Amerikë që kryetari të marrë një  vendimin i vetëm. Nuk ndodh që fati i partisë duhet të vazhdojë në duart e tij”.



Ai ka thënë më tej se PD duhet të kalojë nga demokracia dhe të mos mendojë gjithsecili për interesin e vetë.

LEXO EDHE:  Shkaktoi tërmet në Kuvend/ Ish-kreu i PD i nxjerr “bojën” Bashës

LEXO EDHE:  “Do të jetë dramë kombëtare”/ Nard Ndoka “parashikon” rotacion politik

“PD duhet të kalojë nga demokracia. Unë mendoj që Bersiha nuk do të tërhiqet. Kur dëgjoj që sdo mblidhet asnjë forum i PD, mendoj që gjithsecili do mendojë për inetresin e vetë, do fillojnë do të kapën”, ka deklaruar ai.

Shehaj ka thënë se modeli që duhet ndjekur është ai perëndimor.

“Thjesht ne shikojmë perëndim, pyetën anëtarët, forumet, kjo duhet të ndodhë në PD, shumë parti kanë patur të njëjtin problem. Ne themi nuk e mbledhim kuvendin se u mblodh para dy muajsh, por kur u mblodh nuk ishte marrë ky vendim”, ka thënë Shehaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Dënimi është selektiv”/ Gjata krahason Llallën me Prelën: Pse ajo u la në detyrë nga KPK!

Publikuar

-

Nga

‘Do rikthejë check-balancën’/ Gjata: Ndryshimet në Kushtetutë nevojë imediate

Sekretari për çështjet ligjore të PD-së, Çlirim Gjata ka komentuar vendimin e fundit për dënimin me burg të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Gjata e ka vlerësuar si një rast selektiv, duke rikthyer në vëmendje edhe rastin e Prokurores së Krimeve të Rënda Prela, e cila u konfirmua në detyrë nga KPK.

“Nuk e di dosjen sepse që të flasësh për një çështje të caktuar duhet të kesh marë pjesë dhe ta njohësh në detaje dosjen, të dish gjithçka në lidhje me çfarë ka kaluar. Thembra e Akilit në rastin e Adriatik Llallës mund të jetë fajtor dhe stërfajtor. Mund të shkojë në burg çfarë të vendosi gjykata, nuk kam kompleksitet. Mendoj se duhet trajtuar pak si Adriatik Llalla, si problem qytetar se ndoshta  mund të ketë shfrytëzuar postin, jo se i ka marë lekë njerëzve. 



LEXO EDHE:  Portet me koncesion, PD nxjerr emrat/ Rama ua dha krimit dhe oligarkëve

LEXO EDHE:  Legalizimi i kanabisit/ Shehi: Rama po u lëshon sinjal miqve të tij

Ndryshe nëse ka ndërhyrë për të liruar kriminelë nga burgu.

Ajo që po vlonë me këtë ngjarje është selektimi. E meriton vendimin të shkojë në kokërr të burgut.

Nëse e meriton le të shkojë në burg. Ju thatë se apartamenti 40 milionë të vjetra dhe e ka blerë për 20. Kur ne bërtisnim për Prelën e Krimeve të rënda kur vetingu dhe KPLK e konfirmoi në detyrë me pasuri, me tokë më shtëpi me kontrata dhe personi që kishte në hetim ia kishte shitur. Ajo u la në detyrë nga KPK. Askush ska dalë të kërkojë falje për këtë vendim”, u shpreh Gjata në syri tv./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Flamur Noka: Sikur të më vënë dhe pistoletën, nuk mund të vras forcën time politike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD, Flamur Noka është shprehur se edhe sikur t’i vendosin pistoletën nuk do të merrte kurrë një vendim që do të vriste forcën e tij politike.

I ftuar në emisionin Log, Noka ka theksuar edhe një herë tjetër se nuk mund të merret një vendim duke përdhosur institucionet dhe që dobëson forcën politike.



Në rastin e zotit Berisha është një vendim i vështirë. Është njeriu që ka reputacionin më të madh në bazën e PD-së. E shohin sit ë vetmin njeri që mund ta çonte Partinë Demokratike në fitore. Për shkak të personalitetit të tij. Kur tip o merr një vendim dhe e di çfarë efekti ka në bazë si mundesh ti? Ky vendim bën një ndarje të forcës tënde politike.

Ne po akuzojmë Edi Ramën. Tashmë ai është një autokrat. Ti si mundesh të marrësh vendim duke përdhosur institucionet. Tregon që ti po jep shenja autokracie brenda partisë. Cili është besimi që mund  të kem unë për institucionet nesër kur ti sot i shkelmon. Sikur edhe pistoletën këtu të më vënë dhe më thonë vrite forcën tënde politike, unë nuk e vras. Jap dorëheqjen. Sepse ky do ishte dobësim dhe i çon ujë Edi Ramës. Nuk mund t’i shërbejë kurrë Edi Ramës”, tha Noka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE