Connect with Us

“Jetonte në një shtëpi me 3 krevate!” /The Sun shkruan për të shkuarën e Dua Lipës

Aktualitet

“Jetonte në një shtëpi me 3 krevate!” /The Sun shkruan për të shkuarën e Dua Lipës

Publikuar

-

Ndërsa Dua Lipa performonte dhe shkruante këngët e saj, ajo jetonte me familjen në një banesë sociale në Londër deri vitin e kaluar, ndërsa priste që t’i kalonin në llogarinë e saj të ardhurat.

“The Sun” sjell detaje nga e kaluara e këngëtares me origjinë shqiptare, duke kontaktuar mikeshën dhe ish-fqinjët e saj.

24-vjeçarja Zana Veseli, shoqja e ngushtë me të cilën Dua njihet që kur ishin fëmijë, thotë se karriera nuk e ka ndryshuar aspak këngëtaren.

“Dua është i njëjti person që ka qenë gjithmonë. Gjithë jetën donte të ishte një yll pop-i. Ta shohësh atë që fiton kaq shumë çmime është thjesht e mrekullueshme”, shprehet mikja e saj.

Fqinja Ana Antunes tregon se, e shikonte Duan kur kthehej në shtëpinë me tre shtretër, pasi festonte në klubet e natës.

“Është e mrekullueshme të shikosh sesi arriti deri këtu, ndërkohë që familja e saj erdhi nga asgjëja. Kjo ndërtesë është shtëpi për njerëz të zakonshëm nga Lindja e Mesme, Somalia dhe Xhamajka. Isha dy dyer më larg apartamentit të tyre dhe e shikoja Duan gjithë kohës. Ajo vishej me xhinse, xhaketa dhe atlete, shumë thjesht. S’do ta kishit menduar kurrë se ajo do të bëhej një ditë e famshme. E shikoja ndonjëherë kur kthehej në orën 2:00 me një grup miqsh. Ishin shumë në qejf dhe bërtisnin me të madhe. Babai i saj ishte shumë i pashëm. Ai i dërgonte në shtëpi me makinë. Dukeshin një familje shumë e këndshme”, thotë 55-vjeçarja.

Ndërsa vajza e saj tregon se, babai i Duas ishte shumë i sjellshëm:

“E ëma përshëndeste, por ishte disi më e qetë. Ne u habitëm kur mësuam se Dua e famshme ishte pikërisht vajza e tyre”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë/ Dyshohet për një viktimë

Publikuar

-

Nga

Kris arma në Shkodër/ Çfarë po ndodh?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 5 Maji, në Tiranë.

Mësohet se gjatë një konflikti ka mbetur i plagosur me armë një person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Dyshohet se si pasojë i plagosuri ka humbur jetën, ndërsa nga informacionet paraprake, nuk raportohet për shkaqet e konfliktit.

LEXO EDHE:  8 mënyra për të mbrojtur veten kur dikush në shtëpinë tuaj ka Covid-19

LEXO EDHE:  Mozaikët befasues të gurit që e kthejnë natyrën në art

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Izraeli provokon luftë me Jeruzalemin/ Hidhen raketa në Gaza, 20 të vdekur

Publikuar

-

Nga

Izraeli provokon luftë me Jezuralemin/ Hidhen raketa në Gaza, 20 të vdekur

Është tensionuar në Izrael ku kanë filluar sulme ajrore me raketa kundër militantëve në Rripin e Gazës.

Ministria palestineze e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se 20 vetë, përfshirë fëmijët, kanë vdekur në sulme.

Duket se tensionet kanë kapur kulmin, aq sa Hamasi ka sulmuar me raketa mbi Jeruzalem, sa që detyruan edhe parlamentit të evakuohet, shkruan BBC news.

Kundërpërgjigjia nuk vonoi dhe Izraeli nisi sulmet ajrore mbi Gaza, ku ndodhet dhe baza e militantëve të Hamasit.

LEXO EDHE:  Rama nuk përmbahet ndaj Metës/ “Të ikë në shtëpi, është çmendur”

LEXO EDHE:  8 mënyra për të mbrojtur veten kur dikush në shtëpinë tuaj ka Covid-19

Prej ditësh vijojnë tensionet kryesisht mes protestuesve palestinezë dhe Policisë së Izraelit, ndërkohë që Hamasi i Gazës ka kërcëntuar vazhdimisht se do të sulmojë.

Nga pala izraelite ndërkohë pretendojnë se kanë vrarë 3 militantë të Hamasit, kurse kryeministri Netanyahu ka theksuar se Hamasi tashmë ka kaluar vijën e kuqe.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Artan Hoxha zbërthen skemën: Eliminuan objektivin për pesë sekonda

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vlorë/ Artan Hoxha zbërthen skemën: Eliminuan objektivin për pesë sekonda

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mbrëmjen e sotme atentatin në Vlorë, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Bledar Birçaj.

Në një intervistë për “Opinion”, Hoxha deklaroi se pjesë e këtij atentati ishin dy qitësa, që sipas tij janë profesionistë dhe arritën të kryenin objektivin e tyre për 5 sekonda.

Janë dy qitës dhe janë me eksperiencë. Ata janë të koordinuar në mënyrë perfekte se nuk e kanë dëmtuar personin tjetër që ishte pasagjer. Viktima është një njeri 45 vjecc. Agresorit të parë i bie automatiku dhe në atë moment del personi që ishte në sedilien e pasme. Nëse ata domnin të shkaktonin viktima të tjerë e kishin më të lehtë. Viktima ka ardhur para tre javësh nga Spanja. Ajo që bën përshtypje është fakti që të dy qitësat mbajnë një pozicion diagonal për të mos dëmtuar pasagjerin. Është një fragment sekonde, jo më shumë se 5 sekonda. Është një goditje shumë e shpejt. Kjo është vrasje tipike mafioze”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE