LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horror/ 18 vite në frigoriferin e së motrës

19 Shkurt 2019, 08:00, Aktualitet CNA
Horror/ 18 vite në frigoriferin e së motrës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Kroaci, ku një grua e cila ishte zhdukur që në vitin 2000, është gjetur në frigoriferin ë së motrës.

Mediat kroate shkruajnë se bëhet fjalë për Jasmina Dominic, e cila u pa për herë të fundit kur ishte 23 vjeçe në vitin 2000 dhe për 18 vite, trupi i saj ka qëndruar në frigoriferin e së motrës, sot 45 vjeçe.

Familja e saj vazhdoi e raportoi të zhdukur vetëm në vitin 2005 por më pas i kishte thënë policisë se ajo jetonte jashtë shtetit.

Por oficerët e policisë gjetën trupin e saj brenda një frigoriferi në korridorin e shtëpisë së familjes në fshatin Pavlovec, në verilindje të kryeqytetit të Zagrebit, të shtunën. Zyrtarët kanë arrestuar motrën e viktimës, 45-vjeçaren Smiljana Srnec, ndërsa trupi i viktimës do t?i nënshtrohet autopsisë.

Zëdhënësi i policisë Nenad Risak tha se familja i kishte thënë policisë në të kaluarën se Dominic jetonte jashtë vendit.

Lajmet e fundit nga