LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari i Babales sulmon Ambasadën e SHBA

19 Shkurt 2019, 19:32, Aktualitet CNA
Gazetari i Babales sulmon Ambasadën e SHBA

Pasditen e sotme Ambasada amerikane në Tiranë në një postim në rrjetet sociale reagoi ndaj vendimit të opozitës për djegien e mandateve duke e cilësuar atë si minim të parimeve të demokracisë.

Mirëpo, në këtë postim nuk kanë munguar edhe komentet kundër qëndrimit të Ambasadës amerikane.

Gazetari Jetmi Olldashi i njohur si gazetari i dosjes Babale reaguar ashpër duke e cilësuar si turp këtë reagim të Ambasadës dhe duke i akuzuar si shërbëtorë të kryeministrit Edi Rama.

?Turp dhe faqen e zezë e paçi themi ne këtej nga anët tona. Jeni kthyer në shërbëtorë të Edi Ramës?,-shkruan në koment Olldashi./CNA.al

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga