LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fiks Fare/ Studentët e presin në auditorë, pedagogia në Durrës jep mësim në gjimnaz privat

19 Shkurt 2019, 19:59, Aktualitet CNA
Fiks Fare/ Studentët e presin në auditorë, pedagogia në

Teuta Thanasi, pedagoge në Universitetin ?Aleksandër Moisiu? të Durrësit, mbaron punën private pastaj shkon t?u japë mësim studentëve. E punësuar me kohë të plotë në universitet dhe më kohë të pjesshme në shkollën private, përparësi i jep kësaj të fundit, duke lënë studentët të presin korridoreve të auditorëve.

Rasti u trajtua nga ?Fiks Fare? si pasojë e ankesave që mbërritën në këtë redaksi. Studentët ankoheshin se pedagogia e lëndës së Matematikës së Zbatuar, Teuta Thanasi paraqitej gjithmonë me vonesë në leksione.

Gazetarët e ?Fiksit? filluan menjëherë verifikimin e rastit, duke pyetur fillimisht në Sekretarinë e Fakultetit të Teknologjisë dhe Informacionit në UAMD, e kërkuan numër kontakti të pedagoges, por sekretarja u tha se orari i mësueses që do të paraqitej për mësim ishte ora 12:30, madje i kërkon bashkëpunëtores së ?Fiksit?, e hequr si studente, të lajmërojë edhe klasën.

Duke mos e gjetur pedagogen në vendin e punës, gazetarët e ?Fiks Fare? iu drejtuan shkollës private, ku morën informacion se punonte pedagogia. Gazetarët u paraqitën pranë shkollës jopublike në hyrje të Durrësit, e kërkuan informacion te roja për të vërtetuar se pedagogia ishte brenda këtij institucioni.

Duke u informuar se zonja Teuta përdorte dy mbiemra, edhe atë të bashkëshortit, edhe atë të vajzërisë, gazetarët e pyetën rojën duke kërkuar për znj. Teuta Biti. Roja u tregua i gatshëm, duke konfirmuar se pedagogia ishte brenda duke dhënë mësim, e në përfundim të orës do ta njoftonte.

Gazetarja e ?Fiksit? pret deri në momentet kur pedagogia del nga shkolla jopublike për të vërtetuar që Teuta Biti ishte njëkohësisht edhe Teuta Thanasi.

Gazetarët rikthehen sërish në universitet, ku studentët, të cilët presin të japin provimin me këtë pedagoge, shprehen: ?Ajo është si Pablo, ku është tani s?është pastaj. E kishim provimin në 11:30, ka kaluar ora 12:40 dhe ende nuk duket?.

?Fiksi? shkoi përsëri në UAMD një javë më pas. Përsëri kërkoi pedagogen, por sërish pedagogia e Matematikës nuk gjendej në auditor, vetëm studentët që prisnin. Një bashkëpunëtor i ?Fiksit?, po këtë ditë e kap sërish pedagogen Teuta (Biti) Thanasi që del nga ambientet e shkollës, për të hipur në makinë. E shoqërojnë dhe, pas shkollës private, pedagogia i drejtohet universitetit.

Edhe në universitet, studentët pohojnë për ?Fiksin? përsëri se ajo nuk vjen kurrë në 11:30 dhe se ditën e provimit, pedagogia u ka marrë detyrat e kursit dhe pikët e vlerësimit ua ka lënë në 17:30. Fakt që ka acaruar disa prej studentëve, pasi janë edhe në punë.

Pas të gjitha verifikimeve, gazetarja e ?Fiksit? shkon të takojë pedagogen Teuta (Biti) Thanasi për ta pyetur mbi vonesat në leksione dhe ankesat që kanë studentët. Pedagogia u justifikua me pretendimin se gjithmonë kishte rënë dakord me studentët dhe se për rastin e provimit, ajo kishte lajmëruar zv.dekanin për vonesën.

Ajo nuk e pranon se vjen gjithmonë me vonesë, madje e pyetur për mësimdhënien në shkollën private, ajo pohon se nuk e pengon, pasi atje ajo jep mësim vetëm 3 ditë në javë, që nuk korrespondojnë me ditët që jep mësim në universitet.

Në fakt, nga regjistrimet e ?Fiks Fare? doli e kundërta.

?E vetmja ditë që jam vonuar është kjo e hënë. Edhe kjo, për shkak se isha në shkollën private, dhashë 2 orë mësimi, por sa të vij nga Spitalla këtu, trafiku i rënduar bën që unë të vij 20 minuta me vonesë?, shprehet pedagogia, por gjithmonë duke e refuzuar faktin që kjo ndodh shpeshherë.

Ndërsa në intervistën me gazetaren, përpara pyetja se ?a është punësimi në shkollën private shkak i vonesave në universitet?, pedagogia Teuta Thanasi irritohet. Sipas saj, gazetarja bënte shumë gabim që merrej me të, pasi ajo e bënte shumë mirë punën e saj.

Lajmet e fundit nga