LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Elvana Gjata quan Kosovën “shtëpinë e saj” dhe flet për herë të parë pas koncertit

19 Shkurt 2019, 11:25, Lifestyle CNA
Elvana Gjata quan Kosovën “shtëpinë e saj” dhe flet

Elvana Gjata ka folur për herë të parë për koncertin e madh që mbajti mbrëmjen e pavarësisë së Kosovës.

Me rastin e 11-vjetorit ajo mbajti koncertin e parë pas rikthimit në skenë, duke qenë se ishte shkëputur që prej tetorit, pas vrasjes në ish-Bllok ku u përfshi i fejuari.

Këngëtarja shprehet se u ndje si në shtëpi, shumë e lumtur për përkrahjen dhe tregon mirënjohjen për bashkëshorten e kryeministrit që bëri të mundur realizimin e koncertit:

?Oj Kosovë e dashur që më dhuron veç dashni? Fjalët nuk më mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen që kam për ju, por mbrëmë në koncertin për nder të pavarsisë, jam ndjerë si kurrë ndonjëherë, si në shtëpine time..E lumtur për të gjithë ju që ishit mbrëmë të pranishëm në koncert. Mirënjohje për atë që bëri të mundur këtë event, faleminderit Anita Haradinaj për punën e jashtëzakoshme dhe mbështetjen tënde në realizimin e këtij eventi?.

Lajmet e fundit nga