Connect with Us

E zeza, e kuqja, e arta: Cila është simbolika e flamurit gjerman

Kuriozitete

E zeza, e kuqja, e arta: Cila është simbolika e flamurit gjerman

Publikuar

-

E zezja, e kuqja, e arta – janë ngjyrat e rezistencës, ngjyrat e emancipimit. Kështu mendonte Florian Geyer, një nga krerët e luftës së bujkrobërve gjermanë në fillimet e shekullit të 16-të. Asokohe bujkrobërit u ngritën kundër feudalëve gjermanë dhe aleatit të tyre, kishës katolike. Florian Geyer ishte në radhën e parë të këtij revolucioni social, çështjet kryesore të të cilit u shprehën në ngjyrat e lëvizjes. Sipas legjendës kreu i bujkrobërisë është shprehur kështu: „Arin tonë aristokratët dhe priftërinjtë e kanë përftuar nga djersa jonë, derisa pikëllimi ynë u nxi si nata, dhe zemërimi ynë u bë i kuq si gjaku. Epo mirë vëllezër, le t’ua vëmë gjelin e kuq mbi çati.”

Emancipimin dhe lirinë e kishin moto të tyre edhe të ashtuquajturit „Lützowsches Freikorps” – trupat vullnetare Lytcoviane, një shoqatë vullnetare e ushtrisë prusiane që mori pjesë edhe në luftime kundër ushtrisë së perandorit francez, Napoleon. Kjo trupë nga pikëpamja ushtarake nuk arriti shumë, por ideja e bashkimit vullnetar bëri për vete shumë gjermanë. Ajo mishëroi dëshirën e shumë gjermanëve për një shtet të bashkuar, një qeveri përtej principatave në një vend të përçarë. Por ende në këtë kohë bashkimi i gjermanëve ishte një ëndërr e largët. „Nga nata e zezë përmes gjakut të kuq drejt diellit të artë” – kështu e përmblodhi rrugën e gjatë drejt shtetit federal gjerman, Theodor Körner, atëherë një poet i njohur gjerman, që u bë pjesë e trupës lytcoviane.

Simbolikë dhe pragmatizëm

Megjithkëtë ka pasur arsye pragmatike për tre ngjyrat, thotë Ulrike Dittrich, drejtore ekzekutive e Fondacionit „Hambacher Schloss” në bisedë me Deutsche Wellen. Fillimisht nuk ekzistonte një uniformë e njësuar. „Kështu veshjet në dispozicion ngjyroseshin me të zezë. Pastaj ato u rregulluan me mansheta të kuqe dhe kopsa të arta, ndoshta prej tunxhi.” Kështu u përzien simbolika dhe pragmatizmi – e zeza e natës ishte afërmendsh, sepse veshjet mund të ngjyroseshin shpejt me bojë të zezë.

Të zeza-të kuqe-të arta ishin edhe ngjyrat e mijëra njerëzve, të cilët në vitin 1832 morën rrugën drejt kështjellës Hambacher (Hambacher Schloss) për të festuar atje ëndrrën e lashtë të bashkimit gjerman. Liria dhe sovraniteti i popullit ishin qëllime të tjera që ngrinin lart përfaqësuesit në Hambacher Schloss. Kombinimi i ngjyrave të flamurit aktual gjerman është përdorur për herë të parë në Festën Hambacher, thotë Ulrike Dittrich. „Menjëherë pas procesionit festiv që proklamoi liberalizimin dhe një Gjermani të bashkuar e madje edhe idenë e një Europe konfederale, u ngrit në kullën më të lartë të kështjellës Hambacher flamuri.” Në këtë kështjellë, një nga vendet më simbolike të historisë së bashkimit të Gjermanisë, që nga ajo kohë gjithmonë valëvitet një flamur gjerman.

Revolucioni i vitit 1848

Federata Gjermane, në të cilën u bashkuan Perandori i Austrisë, mbretërit e Prusisë, Danimarka dhe Holanda, si edhe princërit gjermane të provincave e qytetet e lira reagoi me shtypje kundër lëvizjes së lirisë. Duhej të kalonte edhe një dekadë e gjysmë, që borgjezia gjermane të bashkohej me Revolucionin e vitit 1848 për të luftuar për një Gjermani të bashkuar. Bashkë me ta edhe Ludwig Jahn, më vonë i njohur si themelues i Lëvizjes së Skalitjes së Trupit. Gjatë luftërave kundër Napoleonit, ai kishte kombinuar disa ushtrime trupore, që duhej të kalisnin ushtarët për luftën. Edhe në vitin 1848 ai ishte pjjesë e lëvizjes. „Ende mbaj ngjyrat gjermane, ashtu siç i kam pasur në luftërat çlirimtare”, citohet ai.

Kontribut për suksesin e luftës qytetare dha Mbreti Friedrich Wilhelm IV në mars në Berlin, kur kalëroi me një shirit me tre ngjyrat – të zezë-të kuqe-të artë nëpër rrugë dhe doli në krye të revolucionit. Në Maj 1848 u mblodh në Kishën Paul të Frankfurtit Asambleja Kombëtare, parlamenti i përkohshëm i Perandorisë Gjermane krijuar në të njëjtin vit, e njohur në vitin 1871 si „Deutsche Kaiserreich”, por që pati si ngjyra kombëtare të zezën-të bardhën-të kuqen.

100 vite pas Republikës së parë

Kur kjo perandori mori fund me fundin e Luftës së Parë Botërore dhe nga trazirat e revolucionit lindi Republika e Vajmarit, baballarët themelues u rizbuluan ngjyrat e vitit 1848. Më 18 shkurt 1919 një komision i landeve gjermane në Asamblenë Kombëtare mori vendimin që këto ngjyra të jenë edhe ngjyrat e flamurit gjerman. „Këto ngjyra u përdorën nga shkurti 1919 në demokracinë e parë si flamur”, thotë Ulricke Dittrich. „Por më vonë ky vendim u rrëzua nga nacionalsocialistët. Nazistët madje e dogjën këtë flamur, e me këtë simbolikisht edhe pasurinë mendore liberale.”

Gjermania ka nxjerrë mësime nga kjo përvojë, u shpreh presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së ngjyrave kombëtare. „Ne nuk duhet t’ua lëmë kurrë në dorë këto ngjyra atyre që e përçmojnë lirinë.”Le të jemi krenarë për këto ngjyra tradicionale e për simbolikën e tyre: E zezë, e kuqe, e artë – janë demokracia, ligji dhe liria!”/Autori: Kersten Knipp, DeutscheWelle

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Historia e vërtetë e Spartakut, gladiatorit që drejtoi revoltën më të madhe të skllevërve në histori

Publikuar

-

Spartaku drejtoi jo vetëm një revoltë të madhe të skllevërve, ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz në shekullin I Para Krishtit, por ai e mposhti vazhdimisht Romën në beteja. Por ende sot motivimet e tij, janë subjekt i debateve midis historianëve. A ishte ai një hero rebel – siç e cilëson legjenda urbane- një grabitës i shkujdesur, apo që të dyja bashkë?

Gjithçka që dime mbi Spartakun, na vjen nga burime të dorës së dytë apo edhe të dorës së tretë, nga historianë të lashtë që kanë lindur disa dekada pas vdekjes së tij në vitin 71 Para Krishtit. Dhe që nga kohërat e lashta, ai është mitizuar gati nga të gjithë. Po kush ishte në fakt Spartaku?

Para se udhëheqësi rebel të drejtonte njerëzit e tij anëmbanë Italisë, dhe të shkatërronte pa mëshirë legjionet romake, ai ishte thjeshte një djalë si gjithë të tjerët. 

Sipas historianëve antikë, Spartaku lindi në Thrakë, rajon që shtrihet sot në një pjesë të Bullgarisë, Greqisë dhe Turqisë. Pas Luftës së Tretë të Maqedonisë në shekullin II Para Krishtit, shumë thrakë u dërguan më dhunë në Itali, ku u shitën si skllevër. Mes tyre ishte edhe Spartaku.

Sipas historianit grek Apiani nga Aleksandria, që jetoi në shekullin II Pas Krishtit, Spartaku ishte në fillim një ushtar romak, por u burgosur dhe u shit tek një fisnik që zotëronte një arenë gladiatorsh në Kapua, një qytezë afër qytetit të Napolit. Në vitin 75 Pas Krishtit, gati 150 vjet pas vdekjes së Spartakut, historiani romak Plutarku shkroi se Spartaku rezistoi shumë kohë përpara rebelimit të tij si skllav. 

Ai rrëfen se kur u dërgua për herë të parë në Romë për t’u shitur, një gjarpër iu mbështoll rreth kokës kur Spartaku ishte në gjumë. Gruaja e tij, që vinte nga i njëjti fis, dhe ishte një profete, që njihte si zot Dionisin, tha se kjo shenjë do të thoshte që ai do të kishte një fuqi të madhe dhe të tmerrshme, që do ta çonte drejt një fundi tragjik.

Në Capua, Spartaku u detyrua të ndeshej si gladiator nën tutelën e Lentulus Batiatus. Në një moment ai vendosi të revoltohet. Sipas Plutarkut, rebelimi i skllevërve nisi me 78 njerëz që ishin të armatosur vetëm me disa thika kuzhine. Në vitin 73 Para Krishtit, ky grup gladiatorësh të fuqishëm, vendosi të rrezikojë gjithçka për të rifituar lirinë.

Pasi neutralizuan rojet, ata u arratisën. Fillimisht u ndeshën me një karvan udhëtarësh, të cilëve u grabitën armët që kishin me vete dhe arin. Më pas rebelët u nisën drejt shpateve të malit Vezuvit, duke plaçkitur fshatrat përreth, duke ndarë mallin me të tjerët, dhe duke mbledhur gjithnjë e shumë burra gjatë rrugës.

Në fillim Roma, nuk mendonte se një bandë skllevërish, të paraqesin ndonjë kërcënim serioz për të. Ata dërguan Gaius Glaberin që të merrej me këtë çështje. Duke e nënvlerësuar situatën, nuk i dhanë atij as një legjion të plotë ushtarësh. Glaber dhe 3.000 ushtarët e tij bllokuan rrugën e vetme prej nga ku Spartaku dhe njerëzit e tij, mund të largoheshin. 

Por rebelët përdorën degët e hardhive dhe të pemëve, ndërtuan shkallë dhe zbritën faqen shkëmbore, duke sulmuar romakët pas shpine. Pasi shpartalluan me shpejtësi ushtrinë e Glaberit, ata mposhtën shumë shpejt edhe legjionin e Publius Variniusit, me ushtrinë e tij prej 2.000 vetësh.

Këto fitore, bënë që rreth skllevërve, të mblidhen shumë njerëz. Shumë shpejt ushtria e Spartakut arriti në më shumë se 70.000 njerëz. Por Spartaku nuk ishte mendjekthjellët. I vetëdijshëm se nuk kishte asnjë shans të mposhtte të gjithë ushtrinë perandorake të Romës, ai hoqi dorë nga luftimet dhe synoi të rrikthehej në shtëpi. 

Ai dhe njerëzit e tij synuan të udhëtonin drejt veriut, të kapërcenin malet Apenine, të kalonin Alpet, dhe të ktheheshin në tokat e tyre të lindjes në Thrakë dhe Gali. Që të mbronte njerëzit, ai e ndau ushtrinë e tij në dy grupe. Gjysma e ushtrisë, e përbërë nga fiset gale dhe ato gjermanike, ndoqi ish-gladiatorin Kriksus, krahun e djathtë të Spartakut. 

Pjesa tjetër, kryesisht thrakas, ndoqën Spartakun. Megjithëse plani i tij ishte që të rikthehej sa më parë shtëpi, shumë nga burrat e tij kishin plane të ndryshme. Sipas Plutarkut, të mashtruar nga suksesi i tyre, ata vazhduan të shkatërrojnë Italinë. Ndaj senati romak, dërgoi gjeneralin Markus Krasusin që të shtypte rebelimin, duke i vënë në dispozicion 10 legjione.

Kur Spartaku dhe njerëzit e tij u mundën, 6.000 njerezit e tij u kryqëzuan gjatë rrugës që lidh Kapuan dhe Romën, si një leksion për të gjithë rebelët e mundshëm. Ai vetë mbijetoi dhe vazhdoi të udhëtonte drejt veriut. Më pas ndërroi mendje dhe u rikthye në jug drejt Siçilisë. Ai shpresonte të pushtonte ishullin, ku skllevërit ishin revoltuar 3 herë në 70 vitet e fundit. 

Ai planifikoi të shkonte në Siçili me një flotë me anije piratësh, por piratët e mashtruan. Ata morën paratë dhe u larguan para se rebelët të hipnin në anije. 

Spartaku u detyrua të stacionohej përkohësisht në gadishullin e Rhegiumit, në jug të Italisë, për të planifikuar veprimin e tij të radhës. Pas disa ditësh aty u ndesh me Krasusin, ku sllevërit pësuan një humbje të rëndë. Kjo humbje mbolli përçarje në radhët e rebelëve. Spartaku mendohej se gjeti vdekjen në betejën e fundit të rebelëve, edhe pse trupi i tij nuk u gjet kurrë.  

Disa historianë e shohin Spartakun si një rebel egoist, që i çoi njerëzit e tij drejt asgjesimit për shkak të egos së tij të tepruar, duke e shkatërruar ndërkohë Italinë e kohës. Të tjerët nuk bien dakord me këtë pikëpamje, dhe e shohin atë si një figurë frymëzuese që drejtoi mijëra njerëz të thjeshtë kundër Perandorisë Romake. Tek e fundit, Spartakus drejtoi revoltën më të madhe të skllevërve në Romën antike, revolta që kujtohet edhe sot e kësaj dite.

Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Keni flokë të yndyrshëm? Ja cili është “ilaçi” që ndihmon eliminimin e yndyrës

Publikuar

-

Flokët duken më bukur nëse nuk e heq menjëherë kripën nga floku, por përveç pjesës së bukurisë, duhet të dini se ajo ndihmon edhe në shëndetin e tyre.

Kripa e detit balancon nivelet e acidit në trup, duke eliminuar rrezikun e shumë sëmundjeve të ndryshme. Ajo përmirëson sistemin imunitar, shëndetin kardiovaskular, kontrollon shtypjen e lartë të gjakut, ul nivelet e larta të kolesterolit dhe trajton diabetin.

Për sa i përket flokëve, kripa e detit u vjen në ndihmë personave që kanë flokë të yndyrshëm. Kjo sepse kripa e detit ndihmon në absorbimin e çdo vaji të tepërt dhe përmban minerale, gjë që i bën flokët më të buta dhe më voluminoze.

Përveç periudhës së verës, kur ne mund të lahemi dhe t’i mbajmë flokët për disa orë me kripën e detit, në periudha të tjera përdorimi i kripës së detit në flokë bëhet duke i lagur flokët, e më pas duke shtuar një deri në dy lugë gjelle me kripë./ Burimi:intv

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Mos i përdorni më/ Zbuloni arsyet që zbutesit po ju “shkatërrojnë” buzët

Publikuar

-

Gjithmonë kur kemi buzë të thara ose të çara, përdorim zbutës duke menduar se do të jenë sërish të buta e pa kore si më parë. Por, me përdorim të shpeshtë, vëmë re se buzët nuk mund të mbijetojnë më vetë, pa nevojën e një zbutësi.

Por duket se e kemi pasur gabim. Zbutësit me përbërës si acidi hialuronik dhe glicerina e përkeqësojnë gjendjen. Këta përbërës e nxjerrin lagështirën nga lëkura, sidomos në një ambient të thatë, ku avullon. Të njëjtin efekt kanë dhe zbutësit me mente a përbërës të tjerë cimbitës.

Rekomandohet që të anoni drejt produkteve për buzët që kanë dyll bletësh, gjalpë shea dhe vajra të ndryshëm natyral, pasi nuk e lejojnë lagështirën të largohet nga lëkura.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: