LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputeti i LSI kundër djegies së mandateve/ Ironia therëse e Ylli Dylgjerit

19 Shkurt 2019, 15:54, Aktualitet CNA
Deputeti i LSI kundër djegies së mandateve/ Ironia therëse e Ylli

Vendimi për djegien e mandateve nga Opozita është komentuar jo vetëm në rrethin politik, por edhe nga analistët dhe gazetarët.  I vetmi deputet i Opozitës që vjen nga radhët e LSI-së, Lefter Koka, ka dalë kundër vendimit për djegin e mandateve.

Gazetari Ylli Dylegjeri ka komentur deklaratën e tij nepërmjet një ironie therëse.  Ai ka sjellë një nga filmat e vjetër shqiptarë, ku një nga protagonistët quhet Lefter Lefteri.

Sipas Dylgjerit, sëeish Lefterët jaën protagonistë, por jo në film, por në politikë.

“Lefter Lefteri në emër të popullit?do të jesh deputet!

Dikur në diktaturë, në një film shqiptar, të Kinostudios “Shqiperia e Re”, kolaboracionisti Lefter Lefteri në emer të popullit mori dënim me vdekje nga atentatori komunist. Lefteri asokohe ishte aktor. Do kaloni vite e vite dhe sot sërisht Lefterët janë aktorë por në emër
të popullit do të jenë edhe…deputetë.
“Nuk kam arsye për të lënë mandatin e deputetit – thotë zoti Lefter Koka. Sigurisht Lefteri nuk ka arsye. Pse të ketë? Kryetar Bashkie e më pas Ministër me vite nuk janë arsye për t’u rebeluar. Lefteri nuk ka lidhje me vendim apo disiplinën e partisë. Lefteri manovron.
Urime Lefter! Ju të tjerët: paçi fatin e Lefterëve!”, ka shkruar Dylgjeri në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga