LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bixhoz me dashurinë/ Anika heq dorë nga martesa me Vikramin, ja ç’do ndodhë sot

19 Shkurt 2019, 08:41, Lifestyle CNA
Bixhoz me dashurinë/ Anika heq dorë nga martesa me Vikramin, ja

Pinki thërret vajzën e kënasë për të vizatuar duart e Anikës dhe Ragnit. Gori përplaset me të dhe kënaja bie në fytyrën e Ragnit. Ragni nxehet dhe i thotë Gorit se e bëri me qëllim. Gori ja arrin qëllimit dhe ja tregon vendin Ragnit. Om nuk është dakort me planin e Gorit dhe i thotë se vetëm Shivai dhe Anika mund ta ndalojnë martesën. Ragni pronoton pushime për të kaluar muajin e mjaltit me Shivain. Ajo sheh Shivain duke ardhur dhe e mbyll telefonin. Shivai dyshon tek Ragni. Ai i thotë Ragnit se teatri i tyre nuk do zgjasë dhe sot do thotë të vërtetën. Shivai mëson se Ragni ka pronotuar pushime për muajin e mjaltit dhe e kupton se Anika ka pasur të drejtë për të. Sultan shkon në fshatin ku ndodhet Bavja dhe Rudra.

Natën Bavja hyn në dhomën e Sultanit për të kontrolluar armët. Rudra ndjek Bavjan. Ajo habitet kur e sheh dhe e shtyn. Rudra bie në krevatin e Sultanit. Texh vendos ta varrosë trupin e Narenit. Mamaja e Narenit hyn në shtëpi dhe e gjen atë të vdekur. Texh dhe Xhanvi mësojnë se mamaja e Narenit është e vernër. Ata ja mbathin. Anika i kërkon falje Vikramit dhe i thotë se nuk do e zgjasë më këtë gënjeshtër deri për martesë sepse në zemrën e saj është vetëm Shivai. Ajo i kthen unazën Vikramit. Shivai i kërkon Anikës të thotë të vërtetën dhe do ndalojë martesën. Bavja shpëton Rudrën dhe fshihen poshtë krevatit të Sultanit. Anika dhe Gori shpresojnë se Shivai do e ndalojë ritualin. Shivai bëhet romantik me Ragnin që ta bëjë xheloze Anikën. Sidart hyn në shtëpinë Oberoi. Të gjithë habiten. Shivai zbulon para familjes se Ragni e ka mashtruar për gjithçka.

Lajmet e fundit nga