LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A është edukata seksuale zgjidhja e vetme e problemit?

19 Shkurt 2019, 09:27, Aktualitet CNA

Nga të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), të bazuara në një studim ku janë pyetur 5000 adoleshentë, ka rezultuar se 19.5% ose  1 në 5 adoleshentë të moshës 14-15 vjeç, ka kryer marrëdhënie seksuale dhe se nga viti  në vit është ulur mosha edhe rritur ndjeshëm numri i atyre që kryejnë seks në këtë moshë. Kjo situatë është bërë alarmante kur edhe në shkolla ka pasur raste abuzimi seksual nga adoleshentët ndaj njëri-tjetrit. Fatkeqësisht tragjeditë e mëdha, thonë se zgjatin vetëm 3 ditë dhe pastaj harrohen, ose i pranojmë si normalitet.

Disa psikologë që merren me këshillimin e adoleshentëve në shkolla, thonë se ne nuk mund t?i ndalojnë adoleshentët të kryejnë marrëdhënie seksuale, por ajo që mund të bëjnë është të theksojnë edukatën seksuale si zgjidhjen e vetme të problemit. Sipas tyre, sa më të informuar të jenë adoleshentët për seksin dhe sa më të ndërgjegjësuar për përdorimin e kontraceptivëve për t?u mbrojtur nga pasojat, si shtatzënia e padëshiruar, sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST), aq më pak probleme do të kemi në këtë shthurje seksuale.

Por, shumë mjekë pediatër dhe psikologë seriozë në botë, theksojnë se akti seksual në këtë stad të jetës është shumë i gabuar dhe se nuk duhet të kryhet përpara moshës 19 -20 vjeç, viteve të fundit të adoleshencës, apo në rinisë së hershme, moshë kur njeriu është i formuar psikologjikisht dhe fizikisht.

Marëdhënia seksuale tek njerëzit ndryshe nga kafshët që veprojnë vetëm  nga instikti, është bashkimi njëkohësisht i mëndjes, zemrës dhe trupit me tjetrin. Në adoleshencë kemi akoma një zhvillim, formim të trurit dhe të botës emocionale, por edhe trupi ende nuk është formuar, ose pjekur seksualisht, prandaj  akti seksual në këtë moshë është i parakoshëm dhe me pasoja psiko-somatike.

Artemis Cicika, Pedagoge Mjekësisë për Fëmijë dhe Adoleshente thotë: ?Adoleshenca dallohet në tri faza: Adoleshenca e hershme (10-13 vjeç), Adoleshenca (14-17 vjeç) dhe Adoleshenca e vonshme (17 e lart). Nisja e aktivitetit seksual nga mosha 10 deri 16 vjeç, sipas statistikave çon në rezultate të ulëta në shkollë, shumë partnerë seksualë, aktivitet jo të sigurt seksual, sjellje agresive seksuale dhe në sjellje të tjera me rrezik të lartë  si përdorimi i duhanit, marihuanës, alkool, etj. 2/3 e adoleshentëve në SHBA, rrëfejnë se janë penduar për aktivitetin seksual në moshë të vogël. Profesor Kei Uellings, themeluesi i këtij kërkimi shton këtu se trupi dhe psikika e njeriut nën moshën 17 vjeç, nuk është plotësisht gati për aktivitet seksual e as për pasojat që ai mund të ketë në jetën e tyre?.

Problemet si psikologjike, fizike dhe sociale  janë akoma edhe më shumë ?sa një mal?, si të parit e tjetrit si objekt shfrytëzimi dhe jo si subjekt, që duhet nderuar dhe dashur si vetja, shtatzani të padëshiruar, aborte, ose martesë e parakohshme, deviacione seksuale në perversitet, sëmundje të ndryshme seksualisht të trashëgueshme, që të shkaktojnë dhembje, sterilitet edhe vdekje si AIDS-i. Adoleshent të cilët nga persona të çiltër e plot energji me fuqi për të ardhmen, pasi kanë humbur virgjërinë dhe abuzuar me seksin, nuk vonon dhe i shikon me probleme psikologjike, mërzitje, melankoni, ndërgjegje të rënduar nga pesha e fajit, të zhgënjyer, të stresuar, pesimist, të dëshpëruar, pa dëshirë për jetën, aq sa duan të bëjnë vetëvrasje. Madje edhe pamja u ndryshon, sepse seksi jashtë martese është kurvëri dhe lë gjurmë në fytyrë, humbet bukuria dhe freskia e moshës, sa të rijntë ngjajnë si gra dhe burra të konsumuar dhe të lodhur nga jeta.Të gjitha këto plagë që marin nga shthurja seksuale do t`u kushtojnë shumë, dobësim të karakterin, sepse: ?sepse plaga mbyllet, por shenja duket?; ata do të jenë si një enë e plasaritur, e dobët për të mbajtur energjitë e duhura për të sfiduar vështirësitë e jetës.

Sot, konsumi në rritje i ushqimeve të modifikuara gjenetikisht (OMGJ) me hormone ndikon në një pjekje seksuale parakohe te fëmijët, që nuk i përshtatet zhvillimit të tyre mendor; po ashtu, veshja provokuese edhe në shkollë dhe informacioni pornografik lehtësisht i aksesueshëm me anë të celularit, internetit etj, janë nxitje për akte seksuale të parakohshme edhe në ambiente publike, kjo ndihmuar edhe nga fryma liberale e prindërve dhe shoqërisë, që e lejon dhe promovon seksin para martese si diçka natyrale dhe si e drejta e çdokujt për të bërë çdo gjë me trupin e tij.

Fenomeni është global, me shifra alarmante, dhe mund ta quajmë një pantemi amorale. Në SHBA, në mars të vitit 2018 përfundoi kërkimi i Agjensisë së Mbikëqyrjes dhe Parandalimi të Sëmurëve Infektive, ku morën pjesë 110.000 fëmijë të moshës 12-17 vjeç nga e gjithë bota. 40% e tyre u përgjigjën  se janë seksualisht aktivë, ndërsa 90% se shkëmbejnë mesazhe me nënkuptime seksuale, që në adoleshencën e hershme.

Në këtë shthurje morale, ku fëmijët adoleshentët janë përballë një trysnie kaq të madhe joshje seksuale, duket se edukimi seksual është i nevojshëm, por së pari theksojmë se kjo edukatë seksuale duhet të bëhet nga prindërit, të cilët  kanë rolin parësor jo vetëm për jetën, por edhe për edukimin e fëmijës.

Dr. Tanos Askitis, Instituti i Shëndetit Psikik dhe Seksual thotë:?Edukimi seksual duhet së pari nga prindërit që kanë rolin parësor në jetën e fëmijës.Fëmijët që në vogëli kanë nevojë të zbulojnë veten dhe botën që i rrethon.Për më tepër, përmes ndryshimeve të shumta që përjetojnë gjatë rritjes, ata fillojnë të interesohen gjithnjë e më shumë, shprehin kureshtje dhe pyetje në lidhje me trupin e tyre, gjininë e tyre dhe marrëdhëniet midis gjinive. Ky interes i shëndetshëm i fëmijëve nuk do të thotë që ka një zgjim të ndërgjegjshëm të seksualitetit, por tregon domosdoshmërinë e një marrëdhënieje të mirë dhe të ndershme të komunikimit prind-fëmijë.

Prindi i së njëjtë gjini me fëmijën (i të njëjtit seks) është e rëndësishme që të kalojë kohë me të, jo vetëm duke kryer aktivitete të përbashkëta, por edhe duke diskutuar çështjet që lidhen me seksualitetin. Prindi duhet të dëgjojë me kujdes pyetjet e fëmijës dhe t?i japë atij, sipas moshës, përgjigje të drejtpërdrejta e të ndershme, pa fshehur diçka pa folur me dykuptimësi. Edhe nëse për diçka që fëmija pyet e ju nuk e dini përgjigjen, është më mirë dhe më e sigurt t?i tregoni të vërtetën dhe pastaj të mësoni në lidhje me këtë dhe të jepni një përgjigje të saktë e të plotë, sesa të transmetoni njohuri të pasakta.

Bisedoni me fëmijët tuaj me fjalë të thjeshta dhe të kuptueshme, në varësi të moshës së tyre, nivelit njohës dhe atij emocional. Roli i prindërve në edukimin seksual, është shumë i rëndësishëm, sepse edukojnë përmes diskutimeve dhe përgjigjeve që japin, por edhe përmes sjelljes dhe marrëdhënieve që kanë mes tyre.Fëmijët mësojnë në lidhje me seksualitetin duke vëzhguar, dëgjuar dhe përjetuar atmosferën në shtëpi, duke qenë vëzhgues dhe pranues i mesazheve për marrëdhëniet gjinore, sjelljet dhe ndjenjat që zhvillohen mes dy njerëzve.

Por kjo nuk do të thotë se prindërit duhet t?ua zgjojnë këtë interes fëmijëve shumë herët, sepse kështu u heqin ?pafajësinë? e fëmijërisë dhe u privojnë të drejtën të jetojnë me paqe dhe pastërti vitet e bukura të kësaj moshe kaq delikate?.

Seksualiteti sipas doktirinës së krishterë është një instinkt gjenital i qenies njerëzore, ashtu siç gjendet te çdo gjallesë që shumohet në këtë planet, por te njeriu seksualiteti duhet të drejtohet nga arsyeja, e cila e përdor atë jo vetëm për riprodhim dhe kënaqësi, por për bashkimin e dy qenieve njerëzore që duhen, në një trup. Te njeriu, karakteri seksual i personave  luan një rol pozitiv në spiritualitetin njerëzor. Prandaj, ashtu si në të gjitha gjërat njerëzore, nga keqpërdorimi dhe abuzimi me të, seksualiteti mund të prishet dhe të degjenerojë në mëkat, që si terminologji do të thotë devijim nga qëllimi.

Në moshën e adoleshencës njerëzit formojnë unin (egon) mbushur me krenari që e shfaqin me frymë rebele, për të mos iu bindur as prindërve, as ligjeve të shoqërisë, e të natyrës, as edhe Zotit. Rebelimi dhe gabimet e tyre ngjajnë shumë me rebelimin dhe mëkatin e njerëzve të parë, Adamit dhe Evës, të cilët u krijuan nga Zoti si ikona të Perëndisë, por në një stad fëminor, ku me anën e bindjes duhet të rriteshin deri në ngjashmëri me Perëndinë. Por, të nxitur nga djalli, rebeluesi i parë ndaj Krijuesit, çifti njerëzor nuk iu bind urdhrit të Zotit: ? mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri? (Zanafilla 2:17). Fryti i ndaluar iu dha njerëzve si kusht edukativ, që në liri ata të ushtroheshin në vetëpërmbajtje, ashtu si na i shpjegon shën Theofili: ?Pema e njohjes ishte e mirë dhe fryti i saj ishte i mirë. Nuk ishte pema që mbarte vdekjen në vetvete, por mosbindja, sepse te fryti nuk kishte asgjë përveç njohjes dhe njohja është e mirë me dallueshmëri, por Adami duke qenë fëmijë në moshë, nuk ishte ende i aftë për të pranuar njohjen denjësisht?.

Adami edhe Eva u bënë subjekt i vdekjes të merituar: ?sepse ti je pluhur edhe në pluhur do të kthehesh? (Zanafilla 3:19), kështu i humbën të gjitha kënaqësitë e parajsës (Edenit). Kjo frymë rebele e mëkatit stërgjyshor që trashëgohet te çdo njeri, fillon të shfaqet tek adoleshentët, të cilët nxiten pa e kuptuar nga djalli që i mashtron me epshin t?i thyejnë rregullat e natyrës, të hanë frytin e ndaluar për stadin e tyre, duke kryer marrëdhënie seksuale të parakohshme që të shkatërojnë veten.

Seksualiteti që shfaqet në kohën e adoleshencës është një provë se si ata do ta përdorin lirinë e tyre, duke zgjedhur të bëjnë vullnetin e Perëndisë, që të mos e hanë ?frytin e seksualitetit? para kohe, për të pasur një jetë të bekuar edhe të lumtur, ose ta shkatërrojnë atë.

Në këtë sfidë, fëmija ka nevojë për ndihmën e Zotit, prandaj Krishti tha:?I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë, sepse atyre u përket mbretëria e qiejve? (Mattheu 19:14).

Por edhe prindërit në qoftë se duan t?i mbrojnë fëmijët nga shthurja morale, duhet t?i mësojë me fjalë edhe shëmbuj, se seksualiteti është për një qëllim shumë të madh, si shprehje e dashurisë midis një çifti të bashkuar burrë-grua në martesë dhe për të sjellë në jetë një njeri tjetër, ashtu si edhe ai vetë erdhi në jetë nga martesa e prindërve, sipas rregullit të Krijuesit, ose : ?trupi nuk është për kurvëri, po për Zotin, dhe Zoti për trupin… Largohuni nga kurvëria! Çdo mëkat që kryen njeriu është jashtë trupit, po ai që kurvëron mëkaton kundër trupit të vet… Përlëvdoni Perëndinë, pra, në trupin tuaj dhe në frymën tuaj, që i përkasin Perëndisë?(1 Korinthianëve 6:13-20).

Dhe kur fëmija nuk e dëgjon prindin, sepse i duket vetja mjaftueshëm i rritur, prindërit duhet të luten, që ajo që është e pamundur për njerëzit, të bëhet e mundur me Perëndinë. Shën Porfiri  at i madh shpirtëror, këshillonte nënat që ishin të shqetësuara sepse fëmijët e tyre nuk i dëgjonin, duke u thënë: ?O Nëna! Mos u thoni shumë fjalë fëmijëve. Fjalët godasin veshët, ndërsa lutja shkon drejt e në zemër.?

Ka prindër që nuk besojnë se ka një Krijues me ligje morale.Sipas teorisë së Darvinit dhe Frojdit mendojnë se njeriu është evolucion i majmunit dhe ndrydhja e seksualitetit është e dëmshme dhe duke qenë të palumtur për shkak të mëkateve morale që kanë bërë në jetën e tyre, mendojnë se për të qënë të lumtur është liria seksuale dhe nuk duhan t?i ndrydhin fëmijët, por t?i lënë të bëjnë një jetë të lirë seksuale pa moral, duke u bërë kodoshë dhe shkaktarët kryesorë të shkatërrimit të jetës së fëmijëve.

Ata prindër që nuk i edukojnë fëmijët e tyre me frikën e Perëndisë, që është fillimi i diturisë (Fl 1 -7) do të turpërohen nga vetë fëmijët ashtu si thotë urtësia e Siracidit: ?Çnderim i babait është fëmija që s?do të mirërritet, e nëse është vajzë, i lind për poshtërim? ? (Siracidi: 22- 3) ?Edukoje djalin e ki kujdes për të, që të mos heqësh keq e të turpërohesh për shkak të tij (Siracidi 30- 13).

Prandaj, në qoftë se në edukatën seksuale që bëhet nëpër shkolla, apo edhe nga prindërit, nuk u flitet fëmijëve për dashurinë e vërtetë, pastërtinë morale, virgjërinë dhe vetëpërmbajtjen deri në martesë, por tregohen vetëm mjetet kontraceptive për të mënjanuar problemet që vijnë pas marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, jo vetëm që nuk parandalohet kjo shthurje morale, por nxitet edhe më shumë.

Krishti tha: ?Mjerë bota për skandalet! Sepse është nevojshëm të vijnë skandalët, por mjerë ai njeri për faj të të cilit do të vijë skandali!?(Mateu 18:7)

Miron Çako, përgjegjës i Zyrës Katekizmit në Kryepiskopatën e KOASH

Lajmet e fundit nga