LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-100-vjetori i shoqnisë "Vllaznia"/ Ekspozitë me botime dhe dokumente  

18 Shkurt 2019, 08:01, Aktualitet CNA
Video-100-vjetori i shoqnisë "Vllaznia"/ Ekspozitë me botime

Bashkia e Shkodrës ka hapur dy ditë më parë zyrtarisht festimet në kuadër të 100- vjetorit të Shoqnisë “Vllaznia”.

Kryetarja e kësaj bashkie, Voltana Ademi bën të ditur se festimet janë planifikuar të shtrihen gjatë gjithë vitit, si një event me rëndësi jo vetëm për Shkodrën, por për mbarë Shqipërinë.

?Pas hapjes zyrtare të festimeve, kemi vijuar me një ekspozitë me botime dhe dokumente, një pjesë e të cilave shfaqen për herë të parë për publikun, që nga themelimi i Shoqnisë, deri në ditët tona.

Ekspozita është hapur në mjediset e Bibliotekës Publike “Marin Barleti” dhe mund të vizitohet nga të gjithë.?-thuhet ndër të tjera në deklaratën e Ademit.

Më poshtë, linku me pamje dhe një intervistë për mediat nga kryebashkiakja Ademi:

Lajmet e fundit nga