LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trazohen ujërat e politikës/ Rama takim urgjent me Ruçin

18 Shkurt 2019, 08:19, Aktualitet CNA
Trazohen ujërat e politikës/ Rama takim urgjent me Ruçin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi dje se do t?i propozojë grupit parlamentar dhe forumeve më të larta të kësaj force djegien e mandateve të deputetëve.

Ndërkohë, mësohet se kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim ?kokë me kokë?, me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Pas takimit me Ruçin, mësohet se Rama do të zhvillojë një takim me ministrat dhe më pas do të mbledhë grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Nga ana tjetër edhe kryedemokrati Lulzim Basha në orën 10:00 do të mbledhë grupin parlamentar.

Ndërsa, Lëvizja Socialiste për Integrim, ende nuk ka marrë një vendim nëse edhe kjo forcë politike e drejtuar nga Monika Kryemadhi do të djegë mandatet e deputetëve.

Lajmet e fundit nga