LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Taksa ndaj Serbisë/ Nuk tërhiqet Haradinaj

18 Shkurt 2019, 15:05, Aktualitet CNA
Taksa ndaj Serbisë/ Nuk tërhiqet Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë një vizite në kompleksin memorial në Gllogjan ndër të tjera ka folur edhe rreth vendimit të tij për taksën ndaj Serbisë.

Haradinaj është shprehur me tone bindëse duke thënë se derisa qeveria të drejtohet nga ai taksa nuk do të hiqet.

Sipas tij, kërkesat e serbëve nuk do të ndalen me heqjen e tarifës.

?Shpresoj më dëgjuat shumë mirë. Po e shihni ku kam ardhur për ta thënë. Sa jam unë kryetar qeverie taksa nuk hiqet. Nëse ne fillojmë të bëjmë hapa prapa, njëherë kërkohet të hiqet tarifa, nesër mund ta kërkojnë të hiqet Trepça, të hiqet Ushtria, të hiqet diçka tjetër?,-tha ndër të tjera Haradinaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga