LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkarkoi dy zyrtarë të PDIU në bashki/ Idrizi: Shpejt të sillesh si kryeministër

18 Shkurt 2019, 21:43, Aktualitet CNA
Shkarkoi dy zyrtarë të PDIU në bashki/ Idrizi: Shpejt të

Ditën e sotme në media u njoftua shkarkimi i nënkryetares së Bashkisë së Tiranës dhe Drejtorit të Tregjeve në këtë bashki me vendim të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Dy të shkarkuarit vinin nga radhët e PDIU-së dhe vendimi u mor pasi ato morën pjesë në protestën e opozitës.

Në lidhje me ktë vendim ka reaguar kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi duke e cilësuar si vendim hakmarrës dhe qesharak nga ana e Veliajt.

?Vendim hakmarrës e qesharak i Erion Velisë. E drejta për të protestuar në ditë pushimi, është e drejta e çdo qytetari që ka lindur para Lali Erit, që mendon që nënkryetaren e Bashkisë dhe një grusht të mbeturish të punësuar në bashki i ka peng?

Keqardhje për 12 mijë votat dhe 3 këshilltarët e PDIU-së që e kanë mbështetur deri më sot.

Bashkia është e qytetarëve dhe jo e partisë.

Erion Veliaj është shpejt të sillesh si Kryeministri?!?,-shkruhet në deklaratën e PDIU./CNA.al

Lajmet e fundit nga