LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shehi i vërsulet Bolinos/ Je njeri i Edi Ramës, komentet bëji në Itali…

18 Shkurt 2019, 21:45, Aktualitet CNA
Shehi i vërsulet Bolinos/ Je njeri i Edi Ramës, komentet bëji

Debati mes kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi dhe analistëve, Carlo Bolinos dhe Mentor Nazarkos, në emisionin ?Open?, në Top Channel, ka degjeneruar në përplasje të fortë dhe fyerje personale.

Pas komenteve të Carlo Bolinos, kundër djegies së mandateve nga opozita e bashkuar, ka plasur një debat tresh mes Nazarkos, Bolinos dhe Shehit.

Ju jeni njerëz të Edi Ramës, po mjaft tani, komentet e tua bëji në Itali. Kemi dalë nga ai Parlament sepse nuk na pëlqen ky regjim?,- është shprehur deputeti opozitar duke i ngritur nervat Bolinos, pronarit italo-shqiptar.

Gjë që e ka bërë duke manifestuar ngritjen e zërit tej normales.

?Jam shqiptar, kam 4 vite që jetoj këtu, kam marrë pasaport shqiptare. Mos bëni thirrje raciste?,- i është kundërpërgjigjur Bolinos./CNA.al

Lajmet e fundit nga