Connect with Us

Presidenti i Kukësit sulmon keq mediat/ Inatin më të madh e ka me emisionin e njohur sportiv

Aktualitet

Presidenti i Kukësit sulmon keq mediat/ Inatin më të madh e ka me emisionin e njohur sportiv

Publikuar

-

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, në konferencën e sotme për shtyp përveçse njoftoi për vazhdimin e Cungut si trajner i ekipit verilindor, sulmoi ashpër dhe  mediat, në mënyrë të veçantë RTSH.

“Mediat po na sulmojnë, ka pasur gjithnjë një tendencë negative kundrejt nesh. Shoh lajme sikur Kukësi ka larguar 3 trajnerë në një kohë të shkurtër (Cungu, Milinkoviç dhe Pakult), por nuk është e vërtetë dhe është sulm tendencioz”.

“E kam edhe me RTSH (Rubrika Sportive), dalin specialistë dhe analistë që në mënyrë të paturpshme sulmojnë Kukësin dhe deklarata të turpshme, si ndodhi këtë fundjavë, me dikë që tha “Kukësi ka kapur arbitrat”.

“Është skandaloze që RTSH, që paguhet nga taksat e shqiptarëve, të sillet në mënyrë të tillë, duke sulmuar Kukësin dhe duke u kthyer në televizion në shërbim të një klubi. Çdo analist ka qëndrimet e veta, por në televizion duhet me shume kujdes, asnjanësi. Starova nis e këndon Çelentanon në televizion, ç’të themi më”.

Aktualitet

Merrnin rryshfet nga shkelësit e ligjit/ Ndëshkohen 5 efektivë policie 

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë jep masat e sigurisë për 5 punonjës policie dhe një qytetar.

Sipas Report TV, punonjësit e policisë akuzohen se u merrnin shoferëve që shkelnin rregullat e qarkullimit rrugor për të mos u hequr patentën.

Tre prej tyre prej tyre janë lënë në arrest shtëpie ndërsa dy të tjerë u pezulluan nga detyra. Ndërkohë që qytetari akuzuar si i përfshirë në këtë skemë korrupsioni u la në ‘detyrim paraqitje.

Masa e vendosura:

“Arrest me burg” për punonjësin e policisë Fiqiri Xhani, 58 vjeç, nga Tirana;

Duke u nisur nga rrethanat familjare referuar të dhënave të gjendjes civile (fëmijë nën moshën 3 vjeç) caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest shtëpiak” për punonjësen e policisë Afinisa Metani, 25 vjeçe, nga Tirana;

“Arrest në shtëpi” për punonjësin e policisë Bujar Allko, 48 vjeç, nga Tirana;

“Pezullim i ushtrimit të detyrës”, për punonjësin e policisë Emiljano Kaceli, 28 vjeç, nga Tirana;

“Pezullim i ushtrimit të detyrës” për punonjësin e policisë Florjan Dimraj, 38 vjeç, nga Tirana;

– “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për Fatjon Luga , 35 vjeç, nga Tirana, i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Qytetari mesazh Berishës/ “Pse nuk del nëpër Shqipëri të marrësh vesh bëmat”

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e një qytetari, i cili i bën thirrje që të dalë nëpër Shqipëri dhe të shohë bëmat e kësaj qeverie.

Sipas qytetarit, persona me pushtet të Partisë Socialiste kanë uzurpuar bregdetin.

Postimi i plotë i Berishës:

Kanabistet rrembejne toke e det ne Spille!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. ev

Zoti Sali Berisha pse nuk dilni neper Shqiperi te merrni vesh bemat e socialisteve, grabitjen e detit. Qe eshte uzurpuar deti ne valet e detit Grabitjen e kodrave ne Fshatin Spille, greth i mesem greth imadh e deri ne Vile Bashtove. Jane shitur me leke nga komuna dhe Bashkia Kavaje e Rrogozhine. Jane marre nga persona me pushtet te partise Socialiste.

Pse mos te na sherndaheshin neve bsnoreve te Spillese dhe bte fshaterave te tjera Pse ta vjedhin oligarket tokat sikure me qene Shqiperia te gjithe e vetja .Dhe krye grabitesi qe shpyllezon kodrat eshte Banush Biba nga fshati zeshtik i Kavajes Erozioni do te permbyti tokat tona te mjella se bllokohen perrenjte .Ju Lutem zoti Berisha publikojeni. Keto grabitje janë materiali i vertete nuk eshte bsbale. Munde ta vertetoni se kodrat nuk levizin nga vendi ./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lojtari më i pafat në botë/ Ja çfarë i ka ndodhur brenda 12 minutave (video)

Publikuar

-

Marian Sarr, mbrojtësi i klubit gjerman të Carl Zeiss Jena (Bundesliga 3) përjetoi një ndër ndeshjet më të hidhura të karrierës së tij. Futbollisti 24-vjeçar i dha praktikisht fitoren ekipit kundërshtar duke realizuar dy autogola në 12 minuta.

Dy autogolat përmbysën rezultatin duke i dhënë avantazhin 2 – 1 vizitorëve të Ingolstatd (ish-ekipi i Mërgim Mavraj), të cilët në fund ia dolën të mbanin rezultatin e paprekur duke u larguar me tre pikë nga kjo transfertë.

LEXO TE PLOTE