LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Për inat të Lulzim Bashës/ Lefter Maliqi mund të pranojë mandatin e djegur të Astrit Veliajt

18 Shkurt 2019, 22:41, Aktualitet CNA
Për inat të Lulzim Bashës/ Lefter Maliqi mund të

Lefter Maliqi, ish deputeti i PD-së, që për inat të Lulzim Bashës e braktisi këtë parti duke u rreshtuar me Edi Ramën, rrezikon të jetë nëri nga kandidatët e listës së opozitës që mund të pranojë mandatin.

Aktualisht, Lefter Maliqi, është zv.drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Burgjeve, por edhe i treti i listës së kandidatëve të Beratit, rreshtim ky që solli dhe pakënaqësinë e tij me Lulzim Bashën, i cili vendosi si të dytë Astrit Veliajn.

Pranimi i mandatit të Maliqit, për të zvendësuar mandatdjegurin Veliaj,  mund të vijë pikërisht nga “ngrënia pas shpine” që, sipas tij, i bëri Basha. Por ky veprim i Maliqit mund të sjellë dhe precedentin që të njejtën gjë të bëjnë edhe të tjerë kandidatë të listës së PD-së të pakënaqur nga mënyra sesi e ka drejtuar partinë Lulzim Basha.

Pikërisht për këtë pandehmë emri i Lefter Maliqit është përmendur në emisionin “Opinion”, nga  socialsiti Alfred Peza, i cili tha se Maliqi është në listën e PD-së dhe mund të pranojë mandatin e deputetit.

Kjo është kundërshtuar nga Gazmend Bardhi, sekretarin i Përgjithshëm i PD,i cili mohoi që Maliqi të jetë kandidati i PD.

“Lefter Maliqi  është një drejtor i Partisë Socialiste. Edi Rama të ndalë tentativat për të blerë kandidatet e opozitës. Ne do procedojmë më dorëheqjen vullnetare të gjithë kandidatëve. Në zgjedhjet e shkuara PD nuk ishte në koalicion. Ndaj nuk ka zgjidhje ligjore mandatet nuk i kalojnë partive të tjera. Lefter Maliqi? Ai nuk është kandidati i PD, i është një drejtor i Partisë Socialiste. Po ta gëzojë mandatin?, -tha Bardhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga