Connect with Us

Paralajmërimi i Palokës/ BE grusht ndaj Ramës

Aktualitet

Paralajmërimi i Palokës/ BE grusht ndaj Ramës

Publikuar

-

paloka quan kellira alfred pezen dhe carlo bolinon

Nënkryetari i Parlamentit, Edi Paloka në një postim në rrjetet sociale ka zbuluar se Bashkimi Europian ka vendosur për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Sipas Palokës, BE ka gati një grusht ndaj Ramës duke mos hapur negociatat as këtë qershor.

“BE vendos pa ardhur qershori. Tjetër grusht ndaj Ramës.
Pas kaq kohësh që Ramën as nuk e fton , as nuk e pret e as nuk e takon kush, BE i ka dhënë një grusht tjetër hundëve. Nuk ka pritur te vij qershori , po e ka marrë vendimin që tani: me Ramën nuk ka hapje negociatash as këtë qershor.
Siç kujtojnë të gjithë, Rama shpalli duke mashtruar qershorin e kaluar, se negociatat ishin hapur. Në fakt negociatat nuk do të hapen as këtë qershor. Çdo ditë që qëndron Rama, shqiptarët janë me larg Evropës e jo vetëm”,-shkruan Paloka./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Vijon prej orësh zjarri në Berat/ Kërkohet ndërhyrja me helikopter

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Prej disa orësh vijon të jetë aktiv zjarri i rënë që prej mesditës së sotme në plantacionet me fiq e ullinj në lagjen “Uznovë” në Berat.

Sipas asaj që raportohet, repartet zjarrfikësese mundën të lokalizojnë zjarrin që po i afrohesh banesave, duke shpëtuar nga flakët 6 prej tyre dhe linjën e tensionit të lartë.

Ndërkohë dhjetëra hektarë me fiq e ullinj janë ende në flakë. Zjarri ka përparuar drejt zonës kodrinore të plantacioneve të “bllokut të fiqve”, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në zonë, ku po punohet me mjete rrethanore.



Shefi i ndërhyrjes së zjarreve, Artan Merko ka kërkuar ndihmën e ushtrisë dhe helikopterëve për të shuar zjarrin masiv në Berat.

LEXO EDHE:  “Ishte një mandat i goditur në mes”/ Rama flet për risinë në listën e kandidatëve

LEXO EDHE:  “Ishte një mandat i goditur në mes”/ Rama flet për risinë në listën e kandidatëve

Si pasojë e erës së fortë flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë zonën ku po digjen plantacione me fiq dhe ullinj në lagjen “Uznovë”. Shërbimet zjarrfikëse shpëtuan 6 shtëpi të fshatit që rrezikonin të përfshiheshin nga flakët por është e pamundur për të neutralizuar flakët në zonën kodrinore, ku po digjen ullinjtë e kësaj zone. 

Për shkak të erës së fuqishme flakët janë përhapur në parcela me ullishte, me fiq, me shkurre dhe ferra. Terreni është tepër i vështirë dhe çdo gjë po behet me krah pasi është e pamundur futja e mjeteve. Kërkojmë forca të shumta”, ka deklaruar Merko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Vaksinimi i detyrueshëm për nxënësit mbi 12 vjeç në Los Anxhelos

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Drejtoria arsimore e qyteti Los Anxhelos do të kërkojë që të gjithë nxënësit mbi moshën 12 vjeç të vaksinohen plotësisht deri në janar, nëse duan të ndjekin shkollën, duke u bërë kështu distrikti më i madh shkollor në Shtetet e Bashkuara që vendos një rregull të tillë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Angelina Bagdasaryan, bisedoi me ekspertët dhe banorët për këtë udhëzim të ri.

Nxënëset Zayna dhe Sara e mirëpritën me kënaqësi lajmin se qyteti i Los Anxhelosit do të kërkojë që të gjithë nxënësit mbi moshën 12 vjeç të vaksinohen plotësisht deri në janar, nëse duan të ndjekin shkollën.

“Do t’i mbrojë të gjithë nga COVID-i. Mendoj se duhet të shpëtojmë nga COVID-i sa më shpejt të jetë e mundur. Unë jam e vaksinuar, të gjithë në familjen time janë të vaksinuar!”, thotë Zayna.

“Mendoj se është më mirë për shëndetin e njerëzve!”, thotë Sara.

Duke filluar nga janari 2022, nxënësit e shkollave publike në Los Anxhelos do të jenë në gjendje të ndjekin shkollën vetëm nëse vërtetojnë se janë të vaksinuar. Kjo e bën atë distriktin më të madh shkollor në vend që jep një udhëzim të tillë.

“Ky është një vendim i vështirë në shumë fronte. Është e lehtë të presim që dikush të na thotë çfarë të bëjmë. Los Anxhelosi po udhëheq, sepse kështu duhet. Komunitetet tona nuk mund të presin”, thotë Monica Garcia, nga drejtoria arsimore e qytetit Los Anxhelos.

Udhëzimi vlen për 225 mijë nxënës nga klasa e gjashtë deri tek klasa e 12-të e shkollës së mesme. Autoritetet lokale raportojnë se shumë fëmijë mbi 12 vjeç tashmë janë vaksinuar, por rreth 80 mijë fëmijë mbeten të pavaksinuar. Një pjesë e madhe e prindërve mbështesin udhëzimin e ri.

LEXO EDHE:  Kryeministri publikon foto të aksit Çermenikë/ Komentuesit: Mos na trego pallavra

LEXO EDHE:  Raporti i DASH/ Luçiano Boçi: Ramëziut i shtohet dhe një Kadri



“Mendoj se është mirë për ta (fëmijët), sepse ke më shumë siguri i vaksinuar se sa i pavaksinuar”, thotë Carmen, banore e Los Anxhelosit.

Të tjerët, megjithatë, i kundërshtojnë me forcë rregullat e reja.

“Nuk e mbështes. Nuk mendoj se ka ende studime të mjaftueshme për të kuptuar vërtet se cilat janë efektet. Unë nuk jam në asnjë mënyrë kundra vaksinave, por mendoj se kemi nevojë për pak më shumë hulumtime”, thotë Lamar, banor i Los Anxhelosit.

Ata që kundërshtojnë vaksinimet e detyrueshme për nxënësit e shkollave po luftojnë gjithashtu kundër rregullit për maskat që është aktualisht në fuqi në Kaliforni. Si nxënësit ashtu edhe stafi i shkollës duhet të mbajnë maska në shkollë dhe të bëjnë një test për COVID-in çdo javë.

Profesori i sëmundjeve infektive Timothy Brewer beson megjithatë se së shpejti vaksinimi do të jetë i detyrueshëm jo vetëm për fëmijët mbi 12 vjeç, por edhe për fëmijët më të vegjël, pasi të miratohet nga shkencëtarët.

“Aktualisht po bëhen studime për sigurinë e vaksinave për fëmijët nën 12 vjeç. Mendoj se pasi t’i kemi këto të dhëna, atëherë do të shohim udhëzime edhe për fëmijët më të vegjël”, thotë Timothy Brewer, profesor i sëmundjeve infektive.

Zoti Brewer beson se edhe drejtori të tjera arsimore në të gjithë vendin do të ndjekin së shpejti shembullin e qytetit Los Anxhelos dhe do t’i bëjnë të detyrueshme vaksinimet për nxënësit e shkollave./voa

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dy orë luftë me flakët në kodrat e Kasharit/ Flet kreu i zjarrfikëses: Era çoi në përhapje të shpejtë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat e liqenit të Kasharit mbrëmjen e sotme në Tiranë, duke bërë që të rrezikoheshin edhe banesat.

Pas dy orësh luftë me flakët, zjarrëfikësit kanë mundur ta vënë nën kotroll, ndërsa aktualisht janë dhe dy vatra aktive.

Kreu i zjarrfikeses ne Tiranë Shkëlqim Goxhaj, u shpreh për mediat se era dhe thatësira në zonë ka bërë që zjarri të marrë përmasa të mëdha.

“Kemi më shumë se dy orë në kodrat e Kasharit, fillimisht zjarri kishte përmasa të mëdha por thatësira dhe era ka bërë që të përhapet me shpejtësi. Jemi lajmëruar të gjithë forcat zjarrfikëse, para pak minutash rrezikoheshin banesat dhe ne u përqendruam në këtë zonë.



LEXO EDHE:  Kryeministri publikon foto të aksit Çermenikë/ Komentuesit: Mos na trego pallavra

LEXO EDHE:  Shkullaku: Edi Rama si Mao Ce Duni

Kemi akoma dy vatra të vogla zjarri, një pranë banesave dhe një në majë të kodrës e cila pritet të eliminiohet. Sic dallohet dhe me sy të lirë fillimisht u dogjën shkurre, më pas u bë e vështirë të dallohet karakteri i bimësisë së djegur.

Nuk mund të përcaktohet nëse është zjarrvënie e qëllimshme, mendoj se banorët mund të kenë qenë të pakujdesshëm”– u shpreh Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE