Connect with Us

Paolo Fox tregon çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e horoskopit gjatë javës!

Aktualitet

Paolo Fox tregon çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e horoskopit gjatë javës!

Publikuar

-

Dashi

Disa konflikte për Dashin, të lindurit në këtë shenjë absolutisht duan të dinë të vërtetën në marrëdhëniet e tyre familjare dhe në marrëdhëniet e dashurisë. Kjo mund të shkaktojë momente të tensionit, veçanërisht me njerëz nga Gaforrja ose Bricjapi. Kjo nuk është vetëm një periudhë, por një kohë kur Dashi do të donte të ishte diku tjetër. Pra, i kushtoni vëmendje konflikteve në të cilët mendoni se ka një bllok për dëshirën tuaj për t’u larguar, mund të akuzoni një person se ka qenë shkaku i palëvizshmërisë tuaj. Ruani qetësinë të premten dhe të shtunën.

Demi

Së fundi keni nevojën dhe aftësinë për të thënë atë që mendoni. Unë gjithmonë them se Demi është një shenjë shumë e duruar, shumë e fortë. Por kini kujdes që të mos tendosni shumë litarin, sepse Demi kur lodhet “ndalet përgjithmonë”. Merrni kohë për të shkuar deri tek një ndalesë, por ky është momenti kur një dem thotë “ose vazhdojmë ashtu siç them unë, ose faleminderit dhe mirupafshim”. Ditë të bukura priten të vijnë, veçanërisht të mërkurën dhe të enjten.

Binjakët

Problemet e përjetuara në janar ende ndjehen dhe po presin për një kthesë që do të keni nga marsi: rreth datës 10 Mars do të keni përgjigjet e para të mira. Ky është një vit i përpjekjeve, dikush do ta shohë këtë me rinovimin e kontratës, ju keni kundër Jupiterin dhe do të duhet të ulni shpenzimet. Të zhytur në këtë seri tensionesh, keni nevojë për liri. Kur ndjeheni shumë tension ju keni nevojë të argëtoheni dhe të udhëtoni, por edhe të takoni njerëz të këndshëm, të organizoni një darkë: ja pra, bëni diçka të këndshme, sepse keni bërë pak dhe keni nevojë të bëni më shumë.

GAFORRJA

Ju jeni një shenjë Hënore, një moment zemëroheni, dhe një herë tjetër qetësoheni sikur nuk ndodh asgjë. Nganjëherë rrugët tuaja i bëjnë të tjerët të zemërohen, por është mënyra juaj për të kapërcyer zemërimin. Në muajt e fundit ka pasur disa ndryshime në dashuri, por tani jeni duke iu afruar një faze më të mirë që do të jetë në pranverë. Lajmi i mirë për këto ditë është: tani Dielli fillon një tranzit të rëndësishëm. Dita më e mirë do të jetë e diela 24 shkurt. Megjithatë, këtë javë do të ketë ende disa konflikte. Kush nuk e ka harruar një dashuri ose që jeton gjithmonë në balancën midis të kaluarës dhe të tashmes, tani duhet të fillojë të shohë të ardhmen mespërmes mjegullës, sepse do të jetë rrezatuese.

LUANI

Ju jeni një pikë referimi. Ju jeni në një gjendje të veçantë, sepse kur jeni shumë të kërkuar, ndiheni të bekuar me këtë, uleni në një fron dhe nuk e dini nëse duhet të pranoni të bëni atë që ju kanë kërkuar. E pra, hiqni fronin dhe pranoni. E premtja dhe e shtuna janë ditët më të mira të një jave të këndshme.

VIRGJERESHA

Shenjë me një inteligjencë të madhe, ju shkëlqeni me cilësinë dhe rreptësinë tuaj. Ju gjykoni shumë, madje edhe veten tuaj, por kritikat pozitive ndaj vetes suaj ndihmojnë për t’u përmirësuar, ndërsa kur këtë qëllim në vetvete, atëherë do të jetë keq për ju. Ju ftoj të çlironi mendjen tuaj, ky është një vit i rëndësishëm dhe në maj do të keni përgjigjet e para.

PESHORJA

Ju jeni ende në një gjendje relativisht problematike. Ekziston një gjendje e jetës dhe një aktuale. Në atë të jetës, Peshorja dëshiron të jetojë në një dashuri paqësore dhe reciproke, pa polemika, por këto ditë, me jetën që rrjedh në mediat sociale, çdo gjë bëhet e diskutueshme, Peshorja nuk ndjehet shumë mirë. Duke hyrë në gjendjen aktuale, nëse ajo që ndodh në rrjetet shoqërore zvarritet në jetën reale, mund të lindin disa probleme. Kemi një Venus disonant, prandaj bëhuni të kujdesshëm nëse i keni mbyllur marrëdhëniet keq, ose nëse në 3 javët e fundit ka pasur momente të shkëputjes nga realiteti. Nëse jeni të trishtuar, mendoni se ky trishtim nuk është shkaktuar nga gjëra objektive, por nga dallimi midis asaj që dëshironi dhe asaj që jetoni. Faji nuk është juaji.

LEXO EDHE:  Këto janë shenjat e zodiakut që sot bien në dashuri dhe nesër nuk të mbajnë mend emrin

AKREPI

Ju doni të dashuroni dhe të jeni me të tjerët, të lidheni me ta. Por nëse jeni duke kërkuar, ju nganjëherë hidheni me kokë, kështu që ndonjëherë ndiheni të vetmuar. Jetoni momente shkëputjeje edhe kur jeni në çift, është e vështirë për ju që të përzgjidhni dhe zgjidhni, keni frikë se mos lëndoheni. Por tani është rasti për të vepruar. E diela 24 shkurt në shenjën tuaj, prodhon efekte sensacionale për pasionin.

SHIGJETARI

Gjërat më të rëndësishme mund të kenë ndodhur tashmë: ndoshta ka pasur një bisedë ose kontakte. Tani duhet thjesht të prisni: ju keni mbjellë, duhet të prisni që filizat të rriten. Është shumë e vështirë që diçka e mirë të mos ndodhë me Shigjetarin këtë vit. Edhe të rinjtë mund të fillojnë të bëjnë diçka të rëndësishme. Është shumë e rëndësishme që ju të lëvizni, kështu që nëse jeni në një gjendje ku duhet të zgjidhni midis një pune të qëndrueshme dhe një pune në një tjetër qytet, nëse keni dyshime se në mjedisin ku jeni çdo gjë ju rri shumë ngushtë, lëvizni dhe pranoni punë që ju shpien diku tjetër, apo të takoni më shumë njerëz.

BRICJAPI

Bricjapi është një mendimtar i madh dhe konservator, por tani jeni më të fortë, sepse nuk jeni më të gatshëm të inkriminoni të tjerët për gabimet tuaja, nëse jeni gabim tani ju jeni në gjendje të pranoni gabimet tuaja dhe kjo është një arritje e madhe. Të jesh në pozitë të gabuar do të thotë të mos përsërisësh gabimin. Hapuni veten drejt projekteve dhe programeve të reja.

UJORI

Është një situatë me pak lodhje për ju. Ju qeveris Urani, një planet që jep anti-konformizëm dhe Saturni, i cili konsolidon. Ju jeni “seriozisht të çmendur “, nëse keni një marrëzi në mendje përpiqeni gjithmonë ta realizoni atë. Saturni jep kënaqësi në gjysmën e dytë të jetës: nëse je një Ujor i ri, është e mundur që të keni shumë ide në mendje, nëse jeni më shumë se 45 vjeç, ndoshta keni në mendje të vini një rregull të ri për jetën tuaj, më të shpenguar dhe me më pak imponime. Kujdes financat, viti 2018 ishte një vit që nuk solli shumë pasuri.

PESHQIT

Eshtë një qiell i bukur. Janari ka qenë një muaj jo fort i mirë, tashmë duhet ta merrni veten edhe nga pikëpamja fizike, për arsye të ndryshme. Dikush ka mbetur keq, dikush ka kapërcyer një provë, dikush ka lindur fëmijë, të tjerë kanë punuar shumë. Por tani jeni shumë të fortë, keni kaluar momente çorientimi të madh në janar. Në këtë moment keni shumë nevojë për dashuri. Keni nevojë për dikë që të njohë forcën tuaj dhe t’ju thotë që ju do shumë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  “Kujdes, po të ngrenë kurth”/Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi

LEXO EDHE:  Nuk bëjnë asgjë gjithë ditën/ Këto janë shenjat më dembele të zodiakut

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Horoskopi i dashurisë/Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë në 2019

LEXO EDHE:  "Kujdes, po të ngrenë kurth"/Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: