LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita djeg mandatet/ Flasin aleatët e Bashës

18 Shkurt 2019, 15:30, Aktualitet CNA
Opozita djeg mandatet/ Flasin aleatët e Bashës

Pak çaste më parë u njoftua takim  i kryetarit të PD-së Lulzim Basha me aleatët e tij opozitarë në lidhje me vendimin e djegies së mandateve.

Menjëherë pas takimit aleatët shprehën mbështetjen e plotë për vendimin e Bashës

“Takimi i sotëm ishte një takim pune dhe padyshim vendimi për djegien e mandatëve është një vendim i opozitës së bashkuar”,-tha Basha

? E kemi detyrim moral ndaj qytetarëve dhe ndaj atyre që dolën në protestë duke thënë që Edi Rama nuk mund të qeverisë më. Ne do t?i bashkohemi opozitës së bashkuar për të djegur mandatet është një vendim unanim?,-tha Mediu

? Opozita e bashkuar është në kushtet e realizimit të misionit të saj, mision që nuk mbaron me djegien e mandateve. Por  ky koalicion opozitar mbështetet nga populli dhe do të udhëheqë popullin.?,-tha Dule

?Qytetarët folën qartë dhe pati një mbështetje maksimale për aksionin opozitar. Axhenda e opozitës është e qartë dhe është detyra e jonë si opozitë të djegim mandatet.?,-u shpreh Ndoka

?Sa kohë të jetë Rama aty do na shihni bashkë,  ne ato mandate nuk është se na bëjnë naj vlerë të madhe?,-tha kreu i LZHK Shehi

?Përderisa opozita e bashkuar ka marrë vendim për të djegur mandatet ne e mbështesim?,-u shpreh kreu i PAA-së Agron Duka./CNA.al

Lajmet e fundit nga