Connect with Us

LSI-së i firojnë deputetët

Aktualitet

LSI-së i firojnë deputetët

Publikuar

-

lsi i firojne deputetet

Përtej qëndrimeve publike të Monika Kryemadhit dhe shpalljes së unanimitetit për djegien e mandateve, LSI pritet të përcahet dhe një pjesë e deputetëve të saj të mos dorëzojnë mandatet.

Grupi i LSI vendosi të njëjtat gjera që u dëgjuan edhe nga Lulzim Basha për djegien e mandateve, vetëm se PD kishte disa zëra të mekur kundër djegies që në publik flasin pro, ndërsa LSI ka të paktën gjashtë deputetë që kundërshtojnë ashpër dhe janë jo pak por 30% e grupit parlamentar të LSI.

LEXO EDHE:  Lista e LSI/Konfirmohen emrat e parë të kandidatëve për deputetë

Partia e Ilir Metës në pushtet dhe bashkëshortes së tij në opozitë pritet të përcahet sërish. Pas largimit të Robert Bitrit dhe emrave të tjerë kundërshtarë të djegies së mandateve pritet që grupi i LSI të rrudhet në 12 mandatë, ndërsa Parlamenti me disa dezertime nga opozita të ketë të mundur edhe një mazhorancë kushtetuese./CNA.al

Përçahet LSI/ Gjashtë deputetë kundër djegies së mandateve

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ambasada Amerikane: Mbështesin punën e SPAK-ut, të ndalen kërcënimet

Publikuar

-

Nga

Ambasada Amerikane: Mbështesin punën e SPAK-ut, të ndalen kërcënimet

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, përmes një mesazhi të shkurtër në rrjetet sociale shkruan se mbështet punën e SPAK-ut dhe dënon sulmet që po iu bëhen anëtarëve të rinj të Prokurorisë së Posaçme.

Reagimi i Ambasadës vjen disa ditë pas akuzave dhe kundërakuzave për Ylli Ndroqin, pronarin e Ora News, të cilit iu sekuestruan 26 pasuri, pasi SPAK provoi aktivitetin e tij kriminal në trafikun e drogës.



“Ambasada e SHBA-së mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut. Profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur. Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE”, shkruan Ambasada. 

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Qeveria Rama dështoi në menaxhimin e pandemisë Covid 19

Publikuar

-

Nga

Rritja ekonomike sipas Përparim Spahiut/ Qeveria të ndërrojë kursin me investimet publike

Nga Përparim Spahiu

Pavarësisht rishikimit që i është bërë buxhetit të shtetit për herë të tretë nga qeveria, prarashikimi i rënies së të ardhurave me 4% krahasuar me një vit më parë ngelet më shumë një dëshirë e qeverisë sesa një realitet ekonomik.

Realizimi i të ardhurave për buxhetin e shtetit nuk mund të bazohet mbi dëshirat apo orekset e Ministres së Financave. Sado të përpiqen të manipulojnë treguesit kryesor të ekonomisë, faktet flasin qartë.

Deficiti në buxhetin e shtetit për vitin 2020 ka shkuar duke u thelluar në 1.1 miliard euro, pasi tkurrja e të ardhurave pritet të jenë me -17%, ndërkohë që shpenzimet priten të rriten me 18% më shumë se një vit më parë.



Qeveria jo vetëm që nuk bën asnjë përpjekje për të frenuar rënien drastike të të ardhurave në buxhetin e shtetit, nuk merr as mundimin për të diskutuar, rishikuar apo negociuar ndryshime të mundëshme të kontratave të PPP-ve.

LEXO EDHE:  Deputeti socialist drejt burgut?/ Zbardhet pasuria e Ervin Bushatit

LEXO EDHE:  Ja sa orë punojne deputetët tanë

Pra shpenzimet rriten me 18% për kontrata, në shumicën e rasteve të panevojme, për momentet që po kalojmë. Si do ta zgjidhi defiçitin e krijuar qeveria, kur të ardhurat ulen e shpenzimet rriten?

Sigurisht duke rritur borxhin, barrën financiare të çdo shpitari. Borxhi për frymë që shqiptarët duhet të paguajnë pas 7 viteve ka arritur në 4492 euro/frymë.

Paaftësia dhe klientelizmi i kësaj qeverie e kanë çuar ekonominë e vendit në përmasat e krizës ekonomike të vitit ’97. Zgjidhja në këto kushte do të ishte mbështetja serioze e bizneseve, investimeve të reja të munguara prej kohësh, kjo për të ndaluar rritjen e papunësisë, rënien e konsumit dhe falimentimin e tyre. Çlirimi ekonomisë nga tentakulat e qeverisë për të kontrolluar dhe orientuar tregun si dhe heqja dorë nga shantazhet, kërcënimet dhe gjobvënjet ndaj çdo biznesi.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi i CNA.al i djeg Ben Blushit dhe Ylli Ndroqit/ Fundo: Si na u sulmua faqja

Publikuar

-

Nga

Denoncimi i CNA.al i djeg Ben Blushit dhe Ylli Ndroqit/ Fundo: Si na u sulmua faqja

Drejtori i medias CNA.al, Elvi Fundo ka treguar sot se si zbuloi shkeljet e drejtorit të Top Channel, Ben Blushi dhe falsifikimin e firmës së vajzës së këtij të fundit, Natali Blushit.

Pas publikimit të dokumenteve ku vërtetohej se Blushi kishte falsifikuar firmën e vajzës së tij Natali Blushi dhe shkrimeve për Ylli Ndroqin, serveri i CNA.al u sulmua për rreth 30 minuta rreth orës 13:45 të ditës së sotme.

Fundo tregon për “SyriTv” se fillimisht u  bllokua shkrimi në Facebook dhe më pas ndodhi sulmi në server.

“Ne sot publikuam materialet pasi siguruam të dhënat zyrtare nga sistemi TIPS. Në momentin e parë të publikimit ndodhi që u bllokua në faqen e Facebook. I vetmi shkrim që u bllokua ishte ai. U raportua shumë shpejt. Ne tentuam që të bënin edhe promote por ishte e pamundur.



Kudo që bëhej share bllokohej dhe më pas, pas rreth 30 minutash ka ndodhur një sulm në server. Kompania që bën mirëmbajtjen ka konstatuar që faqja ka qenë down për gati 30 minuta dhe ka qenë pikërisht gjatë këtyre dy ditëve kur ne kemi qenë shumë konsekuent  në lidhje me pasuritë e bven Blushit por edhe me shtetasin Ylli Ndroqi pas sekuestrimit të pasurive”, u shpreh drejtori i CNA.al.

Fundo theksoi se kjo nuk është hera e parë që na sulmohet faqja, pasi kjo ka ndodhur edhe para 3 muajsh.

LEXO EDHE:  100 vjet Parlament/ Deputetët i lirojnë karriget qytetarëve

LEXO EDHE:  Dekriminalizimi/KQZ verifikon të enjten Berishën, Dulen, Brahon ...

Kujtojmë se faqja e CNA.al është sulmuar sot pas denoncimeve dhe shkrimeve për Ben Blushin dhe për pronarin e Ora News Ylli Ndroqi, të cilit iu sekuestrua pasuria pas akuzave të ngritura nga SPAK./ CNA.al

LEXO TE PLOTE