LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

 “Kalova nga Tirana”/  Gruevski bën paralajmërimin e fortë

18 Shkurt 2019, 08:35, Aktualitet CNA
 “Kalova nga Tirana”/  Gruevski bën

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, i cili aktualisht ndodhet në Hungari, ku ka kërkuar azil politik ka pohuar se arriti në Budapest nga Tirana, përmes Malit të Zi dhe Serbisë.

Në një intervistë për kanalin serb ?TV Pink?, Gruevski u shpreh se “Siç dihet, transportet u varën nga diplomatët hungarezë. Kur mbërrita në ambasadën në Tiranë, kërkova azil politik për shkak të problemeve politike. Pas një periudhe të caktuar unë u pranova në ambasadë, ku më njoftuan se do të më siguronin një transport deri te kufiri hungarez, ku autoritetet hungareze të imigracionit do të vendosnin nëse do të më jepnin azil apo jo. Kam marrë azil politik për shkak të problemeve politike,”

Ish-lideri maqedonas  paralajmëron se Maqedonia Veriore do të përballet me një “problem serioz politik” në periudhën e ardhshme, duke pasur parasysh votimin për ndryshimin e Kushtetutës në Parlament.

Lajmet e fundit nga