LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Endira Bushati “kryqëzon” Bashën/ Ka një pyetje për kreun e PD

18 Shkurt 2019, 09:48, Aktualitet CNA
Endira Bushati “kryqëzon” Bashën/ Ka një pyetje

Ish-anëtarja e kryesisë së PD, Endira Bushati ka reaguar në lidhje me deklaratën e djeshme të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha se do të propozonte djegien e mandateve të deputetëve të opozitës.

Në një postim në rrjetet sociale, Endira Bushati risjell në vëmendje rikthimin e opozitës në parlament me 20 dhjetor, sipas saj për shpëtimin e mandateve dhe ndërkohë i drejton edhe një pyetje Bashës.

?Një pyetje e thjeshtë për Lulzim Bashën:

Më 20 Dhjetor, PD hyri në Kuvend për të shpëtuar mandatet, hyrje e shoqëruar me vezë të lavdishme….

Tani, pas fiks 2 muajsh, deklaron se do të djegë mandatet….

Ç?ndryshoi në 2 muaj??-shkruan Endira Bushati në postimin e saj./CNA.al

Lajmet e fundit nga