Connect with Us

Ekzekutimi i dyfishtë në Vlorë/ Zbardhet dëshmia e Çipurit

Aktualitet

Ekzekutimi i dyfishtë në Vlorë/ Zbardhet dëshmia e Çipurit

Publikuar

-

Një ditë më parë Vlora u trondit nga një ekzekutim mafioz. Dy të rinj mbetën të vrarë, ndërsa njëri mbeti i plagosur.

Policia ka nisur hetimet, por pa mundur të vërë në pranga autorët.

Mësohet se deri më tani policia ka shoqëruar mbi 15 persona, për t’i pyetur rreth ngjarjes.

Ndërkaq  i plagosuri Armando Sulejmani i njohur si “Çipuri”, nga spitalli  ka dhënë dëshminë para grupit hetimor.

Mediat raportojnë se Çipuri ka deklaruar se nuk ka njohur asnjë prej autorëve dhe se nuk ka pasur konflikte me njeri.

Ai nuk i ka dhënë një shënjestër policisë, duke pretenduar se i ka mbyllur hesapet e mëhershme.

LEXO EDHE:  Makina merr flakë në ecje/ Shpëton mrekullisht shoferi, ja dyshimet e para

Hetimet janë shtrirë në disa pista, por kryesorja mbetet ajo e konflikt me fisin Llanaj.

Konflikti në fjalë i ka nisur me vrasjen e trefishtë në vitin 2015 në lagjen Çole , për të vijuar më tej me vrasje të tjera.

Më herët Çipuri është dënuar për vrasjen e Elton Totos. I njëjti i ka shpëtuar dy herë atentave./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Politika në Shqipëri e Ballkan/ Biznes në vend të programit e ideologjisë?

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri nuk do t’i zgjidhin problemet që ka vendi. Sipas analistit gjerman, Thomas Brey, ato janë të thella e lidhen me sistemin klientelist që kanë krijuar partitë në Shqipëri apo në Ballkan.

Deutsche Welle: Shqipëria vendos më 25 prill për parlamentin e ri. Ju i ndiqni zhvillimet në Ballkan prej vitesh. Si e shikoni Shqipërinë para këtyre zgjedhjeve?

Thomas Brey: Kam lexuar se flitet për zgjedhje vendimtare, kjo më duket si shumë e stilizuar dhe e ekzagjeruar. Unë nuk besoj se janë aq vendimtare, sepse pavarësisht kush fiton pas zgjedhjeve, pra nëse Edi Rama qëndron, apo vjen në pushtet opozita me në krye Lulzim Bashën problemet që ka vendi do të mbeten të njëjta.

Këto janë zgjedhje në kohë pandemie, nuk e kemi atë fushatë me mitingje të mëdha dhe altoporlantë, ajo ka kaluar më shumë në TV dhe media sociale. Çfarë efekti ka kjo “ftohje tonesh”, apo e krijon media sociale një situatë, ku ai që di t’i shërbejë më mirë këto media, merr më shumë vota dhe jo programi më bindës?

Problemi që kanë mediat sociale është, se ato gjithmonë u japin një hov pozicioneve dhe një gjuhe më ekstreme. Kjo është një fushatë e veçantë sigurisht për shkak të Coronës, por unë nuk besoj se një fushatë e tillë në kohë pandemie do të ndikonte në ngritjen e një ure mes fronteve të kundërta apo që do të qetësonte të pakënaqurit.

Retorika politike edhe në këtë fushatë është e përcaktuar nga fyerja e kundërshtarit politik, dhe jo si debat argumentesh. Pse politika shqiptare nuk ia del dot, 30 vjet pas ndryshimit, të zhvillojë, le të themi në rastin më të mirë, një gjuhë, si në Gjermani, ku fyerja e rivalit politik është një “NoGo” dhe përballja zhvillohet me argumente. Apo në Ballkan preferohet më shumë teatraliteti?

Mendoj se situata në Shqipëri është tipike edhe për vende të tjera të Ballkanit. Ajo që shohim, madje edhe në vende anëtare të BE, si Kroacia e Sllovenia, deri në Maqedoninë e Veriut, është se kemi dy kampe të mëdha politike të armiqësuara, që i lëshohen me një gjuhë urrejtjeje njëri-tjetrit. Mungon kultura politike, përdoret degradimi i kundërshtarit politik, eliminimi si kundërshtar, madje ndoshta edhe sulmi fizik ndaj tij. Këto janë gjëra që nuk përfytyrohen dot në Evropën Perëndimore.
Dhe kjo kulturë politike mungon, sepse politika në vendet e Ballkanit është një biznes, ti mund të bëhesh dikush si person dhe të ecësh përpara me oportunizëm kur hyn në politikë. Kush dëshiron të bëhet dikush edhe në profesion në këto vende duhet të arranzhohet me të fuqishmit e t’i mbështesë ata. Por ky nuk është problem tipik i Shqipërisë, por e ndesh kudo në Ballkan.

E kur do të vijë dita e një kulture të tillë politike si në Evropën Perëndimore?

Kriminaliteti, korrupsioni, frikësimi i mediave dhe i drejtësisë, e sidomos liderë politikë të plotfuqishëm, shikoni Serbinë me Vuçiçin që sundon plotësisht, apo Edi Ramën në Shqipëri, këto janë probleme që duhen zgjidhur për të krijuar një kulturë politike si duhet, por një kulturë e tillë debati duhet menduar në plan afatmesëm. Këtu luan rol të rëndësishëm arsimimi, mënyra e edukimit nga mësuesit, duhen ndryshuar kurrikulat në shkolla, mediat duhet të krijojnë një kundër-opinion, duhet investuar në përgatitjen e gazetarëve, duhet shkëmbimi rinor me Evropën Perëndimore, që rinia ta kuptojë, që nuk ka pse të jetë si modelet në vendin e vet.

Fushata aktuale po përqëndrohet më shumë tek individi se tek programi politik. A është më e lehtë në shoqëritë postdiktatoriale t’ua marrësh mendjen njerëzve me kultin e të fortit dhe atij që imponohet, pa parë se sa bindëse janë përmbajtjet?

Absolutisht! Vihen re dy gjëra, jo vetëm në Shqipëri, por edhe vende të tjera të Ballkanit. Lideri i fortë. Të gjitha sondazhet tregojnë madje se edhe të rinjtë duan një lider të fortë kombëtar, që ta ndjekin. Ky është problem i madh, pasi ky lider i fortë që jep drejtimin në gjithçka, kthehet gati si në një zot, që vendos me gishti lart apo poshtë. Sistemi klientelist kudo në Evropën Juglindore funksionon kështu. Në krye “lideri” sundues që vetëm formalisht zgjidhet nga baza, sepse ai e ka kapur me luftë pozicionin e tij. Ky “lider” vë besnikët e tij në pika të rëndësishme, në ekonomi, në media e drejtësi.

Ata mund të bëjnë bizneset e tyre private të korruptuara, por duhet t’i mbeten absolutisht besnik “liderit” e të kujdesen që sistemi klientelist të forcohet. Me mbështetje në para për partinë, me mbështetje mediatike apo “zbrapsjen” e atyre që mendojnë ndryshe, nëse ata i drejtohen drejtësisë. Kjo zhbën programet e partisë dhe ideologjinë e një partie, këto nuk luajnë më ndonjë rol, dhe gjithçka reduktohet në biznes. Nëse flitet për taksën e sheshtë, infrastrukturën apo librat falas – këto janë vetëm fjalë, hedhje hi syve për të fshehur parimet e vërteta të sundimit.

LEXO EDHE:  Përgjimet e paautorizuara nga policia/ Prokuroria nis hetimet

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Policia terrorizon qytetarët në orët e vona të natës

Vitet e fundit në Shqipëri ishin mjaft turbulente. Partitë akuzonin njëra-tjetrën për lidhje me klanet e krimit, opozita ngriti zërin kundër qeverisë për këto lidhje me krimin dhe blerjen e votave, pati publikime përgjimesh, protesta.

Një reformë e ligjit zgjedhor synon të pengojë shitblerjen e votës dhe të mbajë larg nga parlamenti individët me të shkuar kriminale. A besoni se kjo do të sjellë ndryshimin, një Shqipëri pa shitblerje vote në zgjedhje?

Mendoj se ligji i ri zgjedhor është një hap i vogël në drejtimin e duhur. Problemi është a do të implementohet ky ligj zgjedhor. Kam frikë se problemi i blerjes së votës në të gjitha vendet e rajonit është pjesë integrale e sistemit. Që do të thotë, se vetë njerëzit e kanë bërë të vetën këtë, dhe nuk do thonë menjëherë, ok e kuptoj, kjo nuk bëhet, se është jodemokratike, kriminale e ilegale, dhe do ta ndryshojmë sjelljen tonë. Do të binte ndesh me përvojën njerëzore, që na kujton, se ajo që është bërë për vite e dekada, nuk lihet menjëherë mënjanë, prandaj nuk më duket realiste.

Ekonomia është një temë qendrore në fushatë, opozita ka bërë pjesë të fushatës ndalimin e brain-drain dhe mbajtjen e të rinjve në vend. Kurse zërat të tjerë nga pozita thonë, se me rrogat që ofrohen në vend dhe duke patur Gjermaninë një orë larg e njerëzit shohin dallimin sa fitojnë, vështirë se mund t’i mbash dot njerëzit A është ky vetëm një problem rrogash?

Nuk e besoj, megjithëse arsyet ekonomike qëndrojnë në plan të parë, kjo është e vërtetë. Këta qindra mijëra njerëz që largohen, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vende të tjera, Serbia, madje edhe Kroacia si vend anëtar në lindje po shpopullohet, pa harruar Bosnjen. Të rinjtë e kualifikuar emigrojnë, sepse nuk shohin perspektivë. Mund të them duzina shembujsh nga përvoja personale, ku të rinjtë thonë, unë do të qëndroja me dëshirë, natyrisht, por nuk shoh shans për jetën time këtu, sepse politika këtu sundon gjithçka, sepse zëri i ekspertit nuk dëgjohet, sepse gjithçka kalon përmes lidhjeve dhe korrupsionit. Natyrisht edhe pse rrogat janë të ulta. Por rrogat nuk duhet të mbesin patjetër kështu, ato mund të zhvillohen, nëse ekonomia ecën. Politikanëve që sundojnë gjithçka u shkon për shtat një emigrim i tillë. Sepse ata që largohen, të rinj të mirëkualifikuar, janë zëra kritikë, që nuk e pranojnë gjendjen politike si është, e kur ata ikin, është më mirë për këta politikanë.

Pavarësisht premtimeve elektorale, dhe simpative politike që kanë qytetarët, vihet re një mungesë besimi, kjo tek çdo forcë politike. Për të marrë një vend duhet të jesh militant ose të paguash, thuhet në vend, nuk ka rëndësi kush fiton. Pse është kaq e thellë kjo mungesë besimi?

Duhet të hedhim një vështrim në histori për këtë. Në të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë ka një traditë shekullore që populli, “raja” (vegjëlia, shën red.), pra masa nuk e sheh veten të përfaqësuar nga politikanët drejtues, le të themi më mirë pushtembajtësit, e ka një kundërshti të natyrshme mes popullsisë në tërësi dhe pushtetmbajtësve. Le të marrim një shembull doli një ligj i ri, nuk bëhet fjalë ta zbatojmë këtë ligj, por hero është ai që ia del të gjejë boshllëqet e ligjit për ta anashkaluar, për t’ua hedhur atyre atje lart, për t’i luftuar me armët e tyre. Shikoni njerëzit që vijnë nga vendet e Ballkanit në Gjermani, si rregull ata janë punëtorë të mirë dhe korrektë. Ata respektojnë rregullat, janë të disiplinuar dhe gati nuk dallojnë aspak nga kolegët e tyre gjermanë. Por sapo ata kthehen në shtëpi, ndodh diçka me ta, sikur diçka bën “klik”, nuk i respektojnë më rregullat po duan t’u ikin atyre. Kjo është çështje mentaliteti.

Edhe diçka mbi mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve, a do të jenë këto zgjedhjet që do t’i japin fund periudhës së gjatë të zgjedhjeve të kontestuara në Shqipëri, pra që vendi të tregojë, se është i aftë për zgjedhje normale, e me këtë të përfundimisht të hapet rruga për Konferencën e parë Ndërqeveritare me BE?

Kjo është çështja më e rëndësishme e këtyre zgjedhjeve. Nëse këto zgjedhje pak a shumë zhvillohen si duhet, po them pak a shumë, dhe vëzhguesit e OSBE nuk shohin manipulime të mëdha, duke lënë mënjanë ato defeket e vogla, ky do të ishte një hap në drejtimin e duhur drejt një jete politike më normale në Shqipëri. Megjithatë pavarësisht rezultatit nuk besoj në ndërrimin e kulturës politike menjëherë. Nuk besoj se problemet do të zgjidhen pavarësisht kush fiton, por një ecuri e rregullt e zgjedhjeve do të jetë për vendin një hap përpara.

Dr. Thomas Brey është docent në disa universitete gjermane për shkencat politike dhe gazetarinë. Si analist politik ai ka drejtuar për vite zyrën e agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, për Evropën Juglindore./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

OBSH: Shkalla e infeksioneve me COVID-19 në botë drejt rekordeve të reja

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se rastet e reja me COVID-19 po rriten globalisht në nivele shqetësuese. Infeksionet po dyfishohen çdo javë me një ritëm që po i afrohet nivelit më të lartë të infeksioneve që nga fillimi i pandemisë.

OBSH-ja tha se gjatë javës së kaluar u shënuan 541.960 raste të reja.

Në një konferencë virtuale në selinë e agjencisë në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vendet që kishin shmangur deri tani infeksione në shkallë të gjerë, tani po përballen me ritme të larta të përhapjes së sëmundjes.

Ai solli si shembull rastin e Papua Guineas së Re, e cila deri në fillim të këtij viti kishte raportuar më pak se 900 raste me COVID-19 dhe vetëm nëntë vdekje, ndërsa tani ka raportuar më shumë se 9,300 raste dhe 82 vdekje.

Zoti Tedros tha se megjithëse ky është një numër i vogël në krahasim me vendet e tjera, shkalla dramatike e shtimit të infeksioneve të reja e shqetëson OBSH-në për potencialin e një epidemie më të madhe në Papua Guinenë e Re. Ai tha se në fund të muajit të kaluar OBSH-ja filloi shpërndarjen e vaksinave në këtë vend dhe këtë javë kanë mbërritur në vend tre ekipe mjekësore për situatat urgjente nga Australia, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania.

LEXO EDHE:  Vrasja e 25 vjeçarit/ Hajdarmataj: Policia po përcjell frymën arrogante të drejtuesve

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Policia terrorizon qytetarët në orët e vona të natës

Shefi i OBSH-së tha se Papua Guinea e Re është një shembull i shkëlqyer se pse barazia në qasje tek vaksinat është kaq e rëndësishme.

Zoti Tedros tha se ky vend është mbështetur për të siguruar vaksinat tek dhurimi i dozave nga Australia dhe programi COVAX i mbështetur nga OBSH-ja. Deri më sot, COVAX-i ka dërguar rreth 40 milionë doza në më shumë se 100 vende të botës, ose të mjaftueshme për të imunizuar rreth 0.25% të popullsisë globale./VOA

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Plane për fundjavën?/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Dita e sotme nuk pritet të ketë surpriza sa i përket motit.

Pritet një ndërhyrje e kthjellimeve dhe vranësirave. Gjatë orëve të mesditës sipas Meteoalb pritet të ketë një shtim të vranësirave ndërkohë që herë pas here do të ketë reshje shiu, madje në disa zona pritet shtrëngata.

Temperaturat do të jenë të ulëta. Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 1°C deri në 16°C.

LEXO TE PLOTE