LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Djegia e mandateve/ Spaho në krah të Lulzim Bashës

18 Shkurt 2019, 10:19, Aktualitet CNA
Djegia e mandateve/ Spaho në krah të Lulzim Bashës

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD, është diskutuar propozimi i  Lulzim Bashës për djegin e mandateve.

Kreu i grupit paralamentar të PD-së Edmond Spaho ka thënë se djegia e mandateve është veprimi më i mirë.

“VOA ka dalë edhe ka pranuar që zgjedhjet janë vjedhur dhe janë kapur nga Rama. Nuk duhet të kaloj kaq lehtë. Akuza që na kanë vënë është që nuk i çojmë gjërat deri në fund. Kështu që nuk duhet të lëvizim nga djegia e mandateve. Në zgjedhje me Ramën nuk hyjmë se ai prap do na i vjedhë. Kështu që djegia është presioni më i mirë dhe dalja në krah të vullnetit të qytetarëve”, ka thënë Spaho.

Sipas të njëjtit, vetëm në këtë mënyrë mund të rrëzohet Qeveria. Ndërkohë ka pasur edhe zëra kundër propozimit për djegien e  mandateve siç është rasti i deputetit Ervin Salianji./CNA.al

Lajmet e fundit nga