LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akti kriminal i qeverisë/ Hakmarrje ndaj qytetarëve

18 Shkurt 2019, 14:38, Aktualitet CNA
Akti kriminal i qeverisë/ Hakmarrje ndaj qytetarëve

Nënkryetari i LSI, Luan Rama e ka cilësuar bllokimin e buxhetit të bashkisë Skrapar si një hakmarrje të ulët dhe akt kriminal ndaj popullit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se ?Bllokimi i buxhetit të bashkisë së Skraparit, është një akt kriminal i Qeverisë së Edi Ramës, e cila, përmes kësaj sjelljeje në kufijtë e genocidit dhe të hakmarrjes primitive ndaj fëmijëve që u mbyll kopështet dhe nxënësve që u mbyll konviktin, dëshmon se zbatimi i ligjit dhe dimensioni social, transparenca dhe solidaritet e mbështetja ndaj shtresave në nevojë, për të janë të huaja!?.

Sipas Luan Ramës, primitivizmi dhe hakmarrja kriminale ndaj popullit të Skraparit, është shprehja më e qartë e karakterit antipopullor të kësaj qeverie.

Gjithashtu ai shkruan se kjo qeveri ka në vëmendjen dhe përkujdesjen e vet vetëm grupet kriminale që përdor për vjedhjen e votave, ndërkohë që autoritetet e zgjedhura në qeverisjen vendore dhe skraparlinjtë atdhetarë e patriotë, kërkon t?i nënshtrojë e t?i persekutojë me masa të tilla represioni e hakmarrjeje kriminale!

Deputeti i LSI, i jep ultimatum Ramës të lirojë sa më shpejt fondet për këtë bashki.

?Prandaj, sa nuk është vonë, qeveria e Edi Ramës të lirojë fondet e bllokuara padrejtësisht dhe të normalizojë funksionimin në përputhje me ligjin të bashkisë së Skraparit.
Deri sot asnjë qeveri, asnjë pushtues dhe asnjë klan kriminal nuk ia ka dalë t?a nënshtrojë Skraparin e t?i gjunjëzojë skraparlinjtë. Ketë të vërtetë Edi Rama dhe shërbëtorët e tij nuk duhet t?a harrojnë!?-përfundon postimin e tij Luan Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga