LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëfehet Muharrem Ahmeti: Tallavaja që luhet sot është e prapambetur, nuk është stili që shpika unë!

17 Shkurt 2019, 09:25, Lifestyle CNA
Rrëfehet Muharrem Ahmeti: Tallavaja që luhet sot është e

Këtë fundjavë në emisionin ?Thumb? në Abc News ka qenë i ftuar këngëtari i njohur i Tallavasë, Muharrem Ahmeti.

Ai ka folur pa doreza përsa i përket muzikës që bën, fitimeve dhe jetës së tij personale. Por ajo cc?ka na tërhoqi vëmendjen ishte pikërisht deklarata kundrejt muzikës tallava që luhet sot. Sipas Rremës ajo nuk ka lidhje me muzikën e tij.

?Kjo tallava që luhet sot, pa ofendim e keqkuptim nuk është kjo tallava që Muharrem Ahmeti  ka prezantuar dhe e ka shpikur në Shqipëri.

Nuk është kaq e prapambetur sic prezantohet sot me një ritëm apo me një task, po është më shumë se kaq?.- ka treguar ai.

Por më tej është ngacmuar sërish nga gazetarja e cila e ka pyetur nëse do ta linte muzikën tallava nëse nuk do të fitoheshin shumë para, por këngëtari ka dhënë një përgjigje ku tregon punën e tij si dhe arsyen pse nuk do ta linte. Shumë e thjeshtë: Vec parave të fituara ai tashmë ka krijuar stilin e tij.

?Në Shqipëri të gjithë ishin kundër meje kur u prezantova me këtë stil por unë kam marrë shumë stile dhe kam bërë një stil timin nuk kopjova. Të gjithë ishin kundra meje por  sot po hyjnë të gjithë në këtë stil?.- ka përfunduar Muharremi.

Lajmet e fundit nga