Connect with Us

Reagimi i gazetarit/ “Protesta e opozitës rrezatoi kulturë”

Aktualitet

Reagimi i gazetarit/ “Protesta e opozitës rrezatoi kulturë”

Publikuar

-

Gazetari Ergert Cenolli në një postim në rrjetet sociale ka reaguar për protestën e zhvilluar ditën e djeshme nga opozita.

Sipas gazetarit, protesta e opozitës rrezaton kulturë, pas shqiptarët protestuan masivisht në mënyrë paqësore.

Ndërsa për pjesën e protestuesve që ushtruan dhunë ndaj godinës së Kryeministrisë ai shkruan se ata persona bëjnë pjesë tek ajo pjesë e dhunuar më tepër ekonomikisht nga politika.

Postimi i plotë:

Një protestë që rrezaton kulturë

Protesta e opozitës nuk besoj se ngjalli trishtim, përkundrazi ajo solli një gëzim të madh, pasi shqiptarët protestuan masivisht dhe paqësisht. Njerëzit ishin të qetë dhe të vendosur në kërkesat e tyre. Ndonëse e përbërë nga një forcë e jashtëzakonshme njerëzore, kjo protestë rrezatoi kulturë të lartë qytetare. (Ata 5-6 njerëz që thyen 2-3 xhame dhe grisën një rrjetë prej lecke,besoj se bëjnë pjesë në popullin që gjatë këtyre viteve ka qenë i dhunuar më tepër se të tjerët ekonomikisht dhe psikologjikisht). Gjithë njerëzit shpërdaheshin qetësisht, porsa hidhej LHL-ja prej tarracës së kryeministrit dhe po qetëshit, ktheheshin përsëri në vendet e tyre, porsa ajri pastrohej.
Në anën tjetër edhe policët që ndodheshin para kryeministrisë m’u dukën shumë të kulturuar, të qetë e të qeshur, si bij të vërtetë të këtij populli të shumëvuajtur dhe pesë vitet e fundit të stërmunduar. Në sytë e tyre pashë shumë trishtim, pasi ishin të detyruar të mbronin kryeministrinë, ndërkohë që i zoti i shtëpisë bridhte andej këndej. Policia nuk është për të ruajtur ndërtesat e boshatisura, por për të zgjidhur zënkat në rrugë, për të kapur hajdutët dhe kriminelët. Ndaj edhe ishin të trishtuar për këtë detyrë pa nder.
Thënë me dy fjalë, nëse porotestën e djeshme do ta krahasojmë me protestat që kanë ndodhur vitet e fundit në Greqi, Francë dhe në vende të ndryshme perendimore, kjo del që të jetë më perendimore se ato. Njerëzit nuk shkatërruan gjithçka që u dilte përpara si në protestat homologe në perendim, ata ruajtën gjithçka, para së gjithash dinjitetin e tyre./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Çfarë di Taulant Balla, për dhunën ndaj gazetarit kritik të Ramës, Metës dhe Bashës?

Publikuar

-

Nga

Sot në sallën e Kuvendit ka ndodhur një debat, për shkak se CNA.al ka publikuar skandalin në lidhje me një BMW luksoze, e cila përdoret nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ky i fundit sërish gënjeu sot në parlament, sërish foli me gjuhën e tij fyese.

Por përtej qëndrimit të Lleshajt, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi zbardhjen e ngjarjes, të dhunës së gati tre viteve më parë ndaj gazetarit Elvi Fundo.

Kreu i grupit socialist ka thënë se deputetët duhet të kërkojnë informacion në lidhje me mjetin që përdoret nga Lleshaj, por në lidhje me ngjarjen e dhunës ndaj gazetarit ai është shprehur se “kasandrat” e opozitës dhe të Lulzim Bashës, fshihen pas kësaj ngjarje.

“Jam i gatshëm të jap inforacione në polici dhe në prokurori për gjithçka di në lidhje me sulmin ndaj gazetarit”-ka thënë Balla, duke iu drejtuar Sandër Lleshajt dhe duke i kërkuar publikisht që të zbardhet ngjarja e tre viteve më parë ndaj gazetarit Elvi Fundo.

LEXO EDHE:  Përfundon protesta e opozitës

LEXO EDHE:  “U munduan të na varrosin, por ...”/ Studentët paralajmërojnë Nikollën

Çfarë di dhe çfarë fsheh Taulant Balla?

Cilat janë detajet që deri sot nuk janë bërë publike në lidhje me këtë ngjarje?

Dhe që sot po përdoren në parlament në momentin kur media në pronësi të gazetarit Fundo ka akuzuar drejtpërdrejt Sandër Lleshajn për blerjen e një BMW-je luksoze në kulmin e pandemisë./ CNA.al

Balla plas “bombën” në Kuvend/ Ja kush qëndron pas dhunimit të gazetarit

Sandër Lleshaj, sërish gënjen publikisht



Faktet që “kryqëzojnë” Lleshajn/ Sa kushton BMW luksoze

Kërcënoi publikisht gazetarin/ Andi Përmeti vë me “shpatulla pas muri” Sandër Lleshajn

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u “përvetësua” makina 100 milionëshe

“Kapter” Sandër Lleshaj reagon për makinën luksoze/ CNA.al i përgjigjet

Publikoi skandalin e makinës luksoze/ Gazetari sfidon publikisht Sandër Lleshajn

LEXO TE PLOTE

Bota

Britania regjistron 4000 raste me Covid-19/  Të rinjtë “e pabinduar” nuk respektojnë masat e reja

Publikuar

-

Nga

Britania e Madhe regjistron 4000 raste me Covid-19/  Të rinjt “e pabinduar” nuk respektojnë masat e reja

Në Britaninë e Madhe gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar  3991 raste të reja me Covid-19 dhe 20 viktima.

Që nga fillimi i pandemisë numri total i të prekurve nga koronavirusi është rritur në 378 219, për një total viktimash prej 41 684.

Për këtë aryse qeveria britanike ka vendosur ndalimin e takimeve dhe grumbullimin e më shumë se 6 personave që nuk i takojnë të njëjtës bërthamë familjare, si në ambiente të mbyllura ashtu dhe në ato të hapura. Deri tani kufiri i grumbullimit të njerëzve ishte deri 30 persona.

LEXO EDHE:  Foto-Protestë madhështore/ Studentët mblidhen para Ministrisë së Arsimit



Nga rregulli janë të përjashtuar sektorët e prodhimit, zyrat, bizneset, dasmat, funeralet, institucionet fetare, eventet sportive të hapura për publikun dhe shkollat.

LEXO EDHE:  Mijëra njerëz në mbarë Rusinë protestojnë kundër korrupsionit

Masa e re e “rregullit të gjashtës”  ka për të ndikuar kryesisht në pub-et, restorantet dhe vizitat në shtëpi.

Situata ka dalë jashtë kontrollit, veçanërisht tek të rinjtë, grupi 18-25 vjeç që përfaqëson pothuajse 40% të infeksioneve.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kokainë nga Ekuadori në Europë/ Hoxha jep detaje nga megaoperacioni: Pjesë e organizatës, vlonjati i burgosur në 2014

Publikuar

-

Nga

Kokainë nga Ekuadori në Europë/ Hoxha jep detaje nga megaoperacioni: Pjesë e organizatës vlonjati i burgosur në 2014

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga megaoperacioni ndërkombëtar kundër bosëve të trafikut të kokainës.

Hoxha thotë se objekt i operacionit është linja e madhe ndërkombëtare e trafikut të kokainës që nisej nga Ekuadori, zbarkonte në Europë, dhe milionat e eurove investoheshin në Shqiperi dhe ne Dubai.



Sipas gazetarit Hoxha, pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare, dyshohet se është edhe shqiptari nga Vlora, Dritan (Gramoz) Rexhepi, i cili ndodhet i arrestuar ne burgun e Kuitos në Ekuador që nga 24 qershori i vitit 2014-të.

“ME NE FUND DIÇKA PO LEVIZ…
Nje superoperacion nderkombetare kunder boseve te trafikut te kokaines, eshte ne vijim e siper ne Spanje, Hollande, Belgjike, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ne Shqiperi..
Goditet nje organizate kriminale gjigande e shtrire ne tre kontinente, Amerika e Jugut, Europe, Azi…
Objekt i operacionit, linja e madhe nderkombetare e trafikut te kokaines qe nisej nga Ekuadori, zbarkonte ne Europe, dhe milionat e eurove investoheshin ne Shqiperi dhe ne Dubai…
Deri tani 20 te arrestuar, Ne Dubai eshte arrestuar Denis Matoshi(Eldi Dizdari) nje emer i njohur ne Shqiperi.
Nderkohe 5 prej urdherarresteve jane leshuar dhe po ekzekutohen ne qytetin e Vlores, ku eshte synuar goditja e nje grupi personash me lidhje te forta me Ekuadorin.
Aksioni ka nisur mbremjen e djeshme dhe ka vazhduar gjate mengjesit te se enjtes.
Arrestimi i pjestareve te kesaj organizate nderkombetare eshte bere ne kuader “te grupit te strukturuar kriminal”, pasi akuzohen se kane trafikuar drejt tregut europian, tonelata te tera kokaine me origjine nga Ekuadori.
Nga grupi hetimor thuhet se, pjese e kesaj organizate nderkombetare, dyshohet se eshte edhe shqiptari nga Vlora, Dritan (Gramoz) Rexhepi, i cili ndodhet i arrestuar ne burgun e Kuitos ne Ekuador qe nga 24 qershori i vitit 2014-te…”, shkruan Hoxha në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE