LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse protesta e Lulit nuk është më e madhja në 30 vite

17 Shkurt 2019, 13:22, Aktualitet CNA
Pse protesta e Lulit nuk është më e madhja në 30 vite

Lulzim Basha së bashku me aleatët e tij dhe Monën e LSi në krah zhvilloi dje një protestë pas çadrës 100 ditore që u mbyll me marrëveshjen e 17 majit 2017.

Një reagim i fortë i Opozitës, e cila përdori të gjitha ?bateritë? e saj kundër Kryeministrit, mediatikisht dhe publikisht. Nga kërcënimet për tërheqje zvarrë në ultimatumet për dorëheqje, apo edhe qëndresën e pandalshme, pasi të pushtohej kati i parë i kryeministrisë. Asnjë nga këto nuk ndodhi. Protestuesit ishin të shumtë por sërish lajmi i vetëm ishte dështimi.

Protesta e inicuar dhe udhëhequr nga Sali Berisha u fik nga Lulzim Basha, i cili u tërhoq pa asnjë kusht e kërkesë, duke thënë se Rama ishte rrëzuar. Kështu si Luli e rrëzon Ramën me shumë gjasa Kryeministri do ketë disa mandate në pushtet.

Makina e propagandës së Lulzim Bashës drejtuar nga kunati dhe ndonjë portal i financuar prej familjarëve të Berishës thanë se protesta e djeshme ishte më e madhja e 3 dekadave të fundit.

Në fakt ata që kanë memorie politike e dinë mjaft mirë, kush janë protestat më të mëdha historike të Shqipërisë. Por, në të dyja Luli nuk ka qenë, as kunati i tij, por disa marioneta të propagandës, që janë aty vërdallë.

Së pari protesta më e madhe në 30 vite është ajo e shëmbjes së monumentit të diktatorit Hoxha në 20 shkurt 1991.

Së dyti protesta më e madhe gjithmonë në pozicion opozitar është ajo e shkurtit 2004, ?Nano IK? dhe as e Lulit,  as të tijëve e servilëve që sot ju duket se ka ndodhur çudia, nuk kanë qenë. Kjo e djeshmja nuk kishte as gjysmën e protestës “Nano IK”. Sheshi Skëendërbej ishte plot dhe kur njërëzit shkuan tek kryeministria ende nuk ishte zbrazur gjysma e tij.

Prandaj pallavrat me protestën më të madhe historike, Lulit nuk ia beson askush. Ndoshta doktor Berisha deri diku, i cili do që ?biri? i tij politik të ketë një gjurmë në politikë, pasi me shumë gjasa kryeministër vështirë se mund të bëhet ndonjëherë./CNA.al

Lajmet e fundit nga