LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Propozimi i Bashës/ Ja çfarë ndodh nga djegia e mandateve

17 Shkurt 2019, 17:25, Aktualitet CNA
Propozimi i Bashës/ Ja çfarë ndodh nga djegia e mandateve

Menjëherë pas deklaratës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha për propozimin e djegies së mandateve ka pasur shumë reagime nga politikanë dhe analistë në lidhje me këtë vendim.

Analisti Ardit Rada në shkrimin e mëposhtëm ka listuar se çfarë parashikon ligji për aktin e djegies së mandateve dhe çfarë ndodh nëse mandatet digjen.

Sipas tij Kushtetuta nuk shprehet qartë për një akt të tillë por praktikisht në momentin që deputeti heq dorë nga mandati i tij KQZ vëzhgon kandidatin pasardhës që mund ta marrë atë post.

Më tej Rada shkruan se mazhoranca për të shmangur një kaos politik mund të shkojë në zgjedhje të parakohëshme.

?Prej kohësh opozita ka artikuluar mundësinë e djegies së mandateve. Por këtë të diel, Lulzim Basha u shpreh se do ta shtrojë si pyetje në tryezën e deputetëve të tij, për t?iu bindur më pas vullnetit të shumicës së tyre.

Por çfarë ndodh nëse ky vendim merret nga ana e Partisë Demokratike dhe si realizohet djegia e mandatit? Teknikisht deputetët mund të dorëhiqen pranë KQZ-së, ose mund të rrinë gjashtë muaj jashtë punimeve të Kuvendit dhe mandati humbet automatikisht për shkak të mungesës së gjatë.

Kushtetuta përcakton qartë se në qoftë se deputetët mungojnë 6 muaj pa arsye, mandatet e tyre digjen. Megjithatë ligji themelor i shtetit nuk shprehet nëse ligjvënësit opozitarë, në bllok, vendosin të djegin mandatet e tyre.

Më herët, konstitucionalistët janë shprehur se në këtë rast është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që duhet të japë një zgjidhje. Nga ana tjetër, KQZ është shprehur prej kohësh se në rast të një vendim në bllok, e vetmja që mund të zgjidhë situatën është marrëveshja politike. Në rast të kundërt Kuvendit do t?i duhet të funksionojë me deputetët e mbetur të mazhorancës.

Neni 71 i Kushtetutës së Republikës parashikon qartë se kur ndërpritet mandati i deputetit.

Sipas pikës së dytë të këtij neni, mandati mbaron ose është i pavlefshëm kur deputeti nuk bën betimin; kur heq dorë nga mandati; kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë me ligjin; kur mbaron mandati i Kuvendit; kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend dhe kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Ndërkohë Kodi Zgjedhor përcakton se mandati i deputetit, i fituar sipas neneve 162 dhe 163 të këtij Kodi, ndërpritet vetëm për shkaqet e parashikuara në nenin 71 të Kushtetutës.

Megjithatë në rast të heqjes dorë vullnetarisht nga mandati, KQZ-së do t?i duhet të thërrasë për zëvendësim ata që nuk fituan në listat e opozitës, sipas renditjes në listat e dorëzuara në zgjedhjet 2017. Kjo mund të krijojë një rrëmujë, sepse emra të panjohur për vetë Bashën dhe Kryemadhin mund ta pranojnë mandatin në emër të pasurimit të CV-së apo privilegjeve që përfiton si ligjvënës.

Por krahas këtij opsioni, mazhoranca aktuale për t?i dhënë një zgjidhje një situate të tillë, ligjërisht mund të shpallë zgjedhjet e parakohëshme?,-shkruan Rada./CNA.al

Lajmet e fundit nga